LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Tamar Ziv fton kryeministrin Kurtin për vizitë në Izrael

Ambasadorja Tamar Ziv fton kryeministrin Kurtin për vizitë në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, znj.Tamar Ziv, të cilën e falënderoi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael. Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.


Kryeministri Kurti theksoi se me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikojmë më mirë e për periudha më afatgjata.

Ai foli për angazhimin në një vit qeverisje për zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, rritjen e eksporteve prej 83,6% , rritjen e Investimeve të Huaja Direkte prej 22% dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 34%.

U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori