LAJMI I FUNDIT:

Gjykata merr vendim për dy tifozët e Gjilanit që sulmuan portierin e Ballkanit

Gjykata merr vendim për dy tifozët e Gjilanit që sulmuan portierin e Ballkanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që t’iu caktojë masë paraburgimi dy të dyshuarve F.R dhe B.K për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Në njoftimin e gjykatës në kërkesë e aprovuar të Prokurorisë Themelore thuhet se njëri nga ta e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar përtokë viktimën, ndërsa tjetri e ka goditur me shqelm në fytyrë.

F.R dhe B.K dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Huliganizmi”.


Prokuroria në Gjilan kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve të përfshirë në incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani
Lexo po ashtu Prokuroria në Gjilan kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve të përfshirë në incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. R. dhe B. K.”, thuhet një njoftimin e Gjykatës Themelore.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta  në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelmë në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan”.

Këshilli për Sport reagon lidhur me incidentet në ndeshjen Gjilani-Ballkani
Lexo po ashtu Këshilli për Sport reagon lidhur me incidentet në ndeshjen Gjilani-Ballkani

“Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, ka caktuar masën e paraburgimit, duke marr për bazë edhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarit, po ashtu edhe rrethana e kryerjes së kësaj vepre penale”, përfundon kjo komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori