LAJMI I FUNDIT:

Këshilli për Sport reagon lidhur me incidentet në ndeshjen Gjilani-Ballkani

Këshilli për Sport reagon lidhur me incidentet në ndeshjen Gjilani-Ballkani
(Foto: Screenshot/Facebook)

Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive e ka dënuar “ashpër dhunën e ushtruar nga tifozët e KF Gjilani ndaj portierit të KF Ballkani”, Stivi Frashëri.

Kujtojmë që në takimin e BKT Superligës së Kosovës në futboll që u zhvillua të dielën në Stadiumin e qytetit në Gjilan u sulmua dhe u godit në kokë portieri i skuadrës mysafire.


Me këtë rast janë ndalur dy persona dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Sulmi ndaj portierit në Gjilan, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport
Lexo po ashtu Sulmi ndaj portierit në Gjilan, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Në vijim komunikata e plotë e Këshillit për Sport

Incidenti i rëndë në ndeshjen e futbollit ndërmjet KF Gjilani dhe KF Ballkani

Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive e ka përcjellur me shqetësim dhunën e shfaqur dje në ndeshjen e futbollit ndërmjet KF Gjilani dhe KF Ballkani, dhe e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga tifozët e KF Gjilani ndaj portierit të KF Ballkani.

Përgëzojmë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë, që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për këtë incident të rëndë, ku dy prej tyre janë për vepra penale ndërsa të tjerët për kundërvajtje.

Këshilli kërkon nga të gjitha federatat dhe klubet sportive në Kosovë, dhe në veçanti nga të gjithë organizatorët e ngjarjeve sportive, që të zbatojnë me përpikëri rregulloret dhe kriteret teknike gjatë procesit të aprovimit të objekteve të caktuara sportive për zhvillimin e ngjarjeve sportive.

Gjithashtu, Këshilli kërkon nga federatat, respektivisht komisionet përkatëse për aprovimin teknik të objekteve sportive, si edhe delegatët që caktohen nga organizatat sportive për drejtimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të ngjarjeve sportive, që në rastet kur nuk ofrohen kushtet adekuate të sigurisë të mos lejojnë prezencën e tifozëve, apo sipas nevojës të mos lejojnë zhvillimin e ngjarjes sportive pa u plotësuar kushtet përkatëse.

Këshilli dënon edhe dhunën e shfaqur dje në ndeshjen e futbollit të Ligës së Tretë (ndeshja e vlefshme për javën e 13-të), ndërmjet Bashkimit dhe Besës, me ç’rast futbollistët e skuadrës së Bashkimit nga Krusha e Madhe e Rahovecit, kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin e kësaj ndeshjeje, me ç’rast ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Këshilli kërkon nga organet përkatëse në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës që me përkushtim maksimal të analizojë dhe të vlerësojë gjithçka që ka ndodhur gjatë incidenteve të djeshme dhe konform dispozitave përkatëse të shqiptojnë dënimet adekuate për përgjegjësit e ngjarjeve të djeshme.

Këshilli është i përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse ligjzbatuese të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit, ndërsa portierit të sulmuar të KF Ballkanit i uron shërim dhe rikthim të shpejtë në fushën e lojës.

Këshilli iu bën thirrje të gjitha federatave, klubeve sportive, organizatorëve të ngjarjeve sportive, si dhe grupeve të tifozëve që të distancohen nga të gjitha format e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, dhe të ofrojnë bashkëpunim me Këshillin si dhe organet tjera shtetërore për t’i parandaluar këto dukuri negative.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori