Nga 2 prilli besimtarët myslimanë në gjithë botën kanë filluar agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Gjatë muajit Ramazan besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndimin e diellit. E, agjërimi është një nga pesë kushtet e islamit.
Përveç rëndësisë në aspektin fetar, nustricionistët konsiderojnë se agjërimi ndikon pozitivisht edhe në organizmin e njeriut.
Nutricionsisti Bahri Sopa tregon për Telegrafin përfitimet që ka trupi i njeriut gjatë procesit të agjërimit.
Sopa vlerëson se agjërimi bën mrekulli në trupin e atyre që e shmangin ushqimin gjatë kësaj periudhe kohore.
“Agjërimi do të thotë mrekulli për organizimin e njeriut dhe ka bazë në fenë islame. Hulumtimet e ndryshme tregojnë se bëhen shumë përfitime shëndetësore në nivelin e organizmit të njeriut. Dobitë janë të mëdha duke filluar që nga glikoliza, ketogeneza dhe glukoneogeneza. Për shembull glikoliza e mundëson shkrirjen e yndyrës dhjamore në trup, sepse shumica e njerëzve e përmbajnë një sasi të madhe të yndyrës në trup. Pastaj është glukoneogeneza ku nivelet e karbohidrateve në organizëm ulen në atë nivel që duhet të krijohen karbohidrate mes rezervave të yndyrave dhe të proteinave”, tregoi ai.
Ndërkaq, përveç që i bën mirë organizmit, agjërimi, sipas Sopës, kontribuon edhe në përmirësimin e gjendjes mentale të njeriut, duke e menaxhuar kështu më mirë stresin.
“Në aspektin shëndetësor lidhet me proceset e menaxhimit të stresit, siç është lidhja e pakushtëzueshme me Zotin. Agjërimi përmirësn gjendjen duke filluar prej sistemit kardiovaskular dhe në të gjitha nivelet e tjera”, tha tuje Sopa.
Gjatë muajit të Ramazanit agjëruesit kujdes të shtuar duhet të tregojnë edhe me ushqimet të cilat i konsumojnë.
Albana Sopa nutricionsite thotë për Telegrafin se agjëruesit duhet të ushqehen me ushqime natyrale dhe të pasura me karbohidrate, duke i lënë anash ushqimet e konservuara.
“Ushqimet të cilat duhet të konsumohen gjatë muajit të Ramazanit janë ushqimet natyrale, po ashtu edhe ushqime sezonale të cilat vijnë nga prodhuesi drejt në tavolinë. Jo ushqime të konservuara dhe jo ushqime të ngarkuara, që kanë përmbajtje të karbohidrateve të papërpunuara ose më yndyrëra trans”, deklaroi ajo.
Nutricionistja Sopa tregoi edhe arsyen se pse nuk duhet të anashkalohet ngrënia e vaktit të syfyrit gjatë kësaj periudhe kohore.
“Duhet të praktikohet ngrënia e syfyrit në mënyrë që mos ta ndjejmë urinë gjatë ditës. Kurse gjatë ngrënies së syfyrit të mos ta ngarkojmë organizmin me ushqime të papërpunuara, sa më të lehta dhe me vlera ushqyese që ta ndjejmë ngopjen deri në ardhjen e iftarit ”, tha ajo.
Sipas Sopës hurmat duhet të jenë pjesë e tryezës tuaj gjatë gjithë Ramazanit.
“Zakonisht prishja e agjërimit preferohet të bëhet me ujë, me hurma dhe me frutat e tjerë të thatë. Pse pikërisht me hurma? Sepse hurmat kanë shumë karbohidrate dhe të njëjtat thithen menjëherë në gjak ”, u shpreh ajo.
Për besimtarët myslimanë muaji i agjërimit, Ramazani, ka filluar më 2 prill në bazë të kalendarit hënorë dhe do të vazhdojë deri më 2 maj, ditën kur besimtarët e fesë islame do ta kremtojnë festën e Fitër Bajramit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti
“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë
Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serb, kërkohet zgjidhje politike
Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës
Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Liverpooli merr ‘dritën e gjelbër’ për transferimin sensacional të yllit të Real Madridit
Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë
Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Prokuroria e Prishtinës: Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i 11-të i ndërtesës
Flet trajneri që goditi garuesen tetë vjeçare pas humbjes: Jam babai i saj, e bëra për ta qetësuar
U cilësua si gabim i gjyqtarëve: A ishte Lewandowski në pozicion jashtë loje kur shënoi gol?
Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale