Të ndarë dhe të pakoordinuar, shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.
Sipas të dhënave të deritanishme vetëm Shaip Kamberi mund të jetë deputet shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, derisa në zgjedhjet paraprake shqiptarët u përfaqësuan nga tre deputetë.
Mirëpo, për dallim nga këto zgjedhje, në zgjedhjet e kaluara ministri shqiptar i Jashtëm i asaj kohe, Gent Cakaj kishte punuar shumë duke unifikuar faktorin shqiptarë të cilët kishin garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini analistë e politikanë kanë gjetur fajtorët pse shqiptarët kësaj radhe mund të marrin vetëm një deputetë.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Sami Salihu thotë se deri më tani shqiptarët nuk kanë asnjë deputetë në Kuvendin e Serbisë.
“Shaip Kamberi është afër, por sipas të dhënave të orës 20 ai ende nuk e ka marrë mandatin e deputetit…Problemi është se herën e fundit shqiptarët ishin ën një listë, derisa tani u ndamë në dy lista dhe kjo mund të na ketë kushtuar”.
Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka hedhur akuza ndaj Shaip Kamberit për siç tha ai, “lakminë për pushtet”.
“Në këto zgjedhje kemi më pak rreth 13 mijë shqiptarë më pak. Mendohet se 6 mijë prej tyre janë fshirë. Gent Cakaj në zgjedhjet e fundit bashkoi shqiptarët në një listë ku u caktuan disa kritere. Lista të do të bëhej ën bazë të fuqisë së partive ën asamble komunale. Në atë kohë partia e Kamberit kishte më shumë asamblistë dhe ai rrjedhimisht i priu listës për deputetë. Bashkë me Kamberin në Kuvendin e Serbisë hynë edhe dy deputetë tjerë”.
“Kësaj radhe Vuçiqi përmes një politike represive bëri që shqiptarët të mos dalin në zgjedhje dhe lakmia e faktorit shqiptarë. Kësaj radhe Alternativa është dashur të jetë bartëse e listës pasi kishte më shumë fuqi politike në asamble. Shaip Kamberi është dashur të jetë i dyti i cili poashtu mendoj se do të futej në Kuvendin e Serbisë”, deklaroi Selimi.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se Shaip Kamberi ka qenë më i zëshëm në ngritjen e zërit të shqiptarëve në Serbia.
“Shqiptarët nga 3 deputetë mbase kanë rënë në 1 të tillë. Problem është unifikimi, por kanë dështuar edhe Prishtina e Tirana pasi nuk kanë shprehur asnjë interes për angazhim. Por situata megjithatë ka ndryshuar nga e kaluara. Kriteri i asamblistëve nuk ka mundur të vlejë më pasi Shaip Kamberi ka bërë një lloj përfaqësimi mjaft të mirë të shqiptarëve. Kjo do të ishte dashur të reflektojë edhe në përbërjen e listës”, deklaroi Ymeri.
Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi thotë se megjithatë Shaip Kamberi ja ka bërë Vuçiqit opozitën që ky i fundit ka pasur nevojë.
“Shaip Kamberi është dashur të bojkotojë Vuçiqin sikurse pjesa tjetër e opozitës serbe. Shaip Kamberi vendoste flamurin shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, pse nuk e vendosi flamurin e Kosovës. Pjesëmarrja e Kamberit në Kuvend ishte pjesë e një skenari”, tha Gashi.
Edhe Ylli Hoxha thotë se Kosova dhe Serbia mbajnë përgjegjësi për mos unifikimin e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Por, në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, rreth 20,000 qytetarë kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje