LAJMI I FUNDIT:

“Messi mund të jetë një zëvendësues te Argjentina në Kupën e Botës”, trajneri polak befason me deklaratën e tij

“Messi mund të jetë një zëvendësues te Argjentina në Kupën e Botës”, trajneri polak befason me deklaratën e tij

Ish-trajneri i Polonisë, Antoni Piechniczek ka hedhur poshtë kërcënimin që Lionel Messi paraqet për Poloninë dhe të tjerët në Kupën e Botës të këtij dimri, duke përmendur moshën e argjentinasit si një faktor prapa ngadalësimit të tij të dukshëm.

Messi nuk ka qenë në maksimumin e tij që kur iu bashkua Paris Saint-Germain verën e kaluar, pavarësisht se ende ka disa shifra të mira për skuadrën franceze.

Por Piechniczek, i cili drejtoi Poloninë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë, thotë se të shihje shtatë herë fituesin e Topit të Artë përballë Polonisë do të ishte më interesante nëse Messi do të ishte pesë ose gjashtë vjet më i ri.


“Le të jemi të sinqertë, Messi tani është gjyshi i pyllit. Ai nuk është më lojtari që ishte disa vite më parë dhe mbetet për t’u parë se çfarë roli do të luajë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Piechniczek.

Messi në bankinë?

Piechniczek shkoi më tej, duke sugjeruar se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, mund të vendos numrin 10 t’i fillojë ndeshjet nga stoli në Kupën e Botës.

“Është e mundur që ai të mund të vendoset në bankinë, duke pasur parasysh nivelin e tij aktual. Ai mund të luajë një rol si Zlatan Ibrahimovic me Suedinë. Ai do të luajë 15-20 minutat e fundit, duke hyrë si zëvendësues”.

Pavarësisht fjalëve të thëna, Piechniczek pranoi se Messi mund të vazhdoj të luajë një rol të rëndësishëm për Argjentinën.

“Ai mund të ketë një turne sensacional, nuk mund ta përjashtoj. Gjithmonë ka surpriza. Por duke parë se si duket ai me PSG-në, ai nuk është i njëjti Messi si më parë”, përfundoi trajneri polak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Arne Slot ka përzgjedhur lojtarin i cili do të transferohet si zëvendësues i Salah

Arne Slot ka përzgjedhur lojtarin i cili do të transferohet si zëvendësues i Salah

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 - Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 - Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari

Liga e Parë
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori