Në shumë vende të Evropës, gazi i lëngshëm është i ndaluar. Tani Bashkimi Evropian dëshiron të zëvendësojë gazin rus me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo mund të vërë në pyetje klimën.
Kujtojmë se po zgjidhim hall, por në fakt, jemi duke shkuar drejt humnerës, komenton aktivisti Andy Gheorghiu kur flet për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet midis SHBA-së dhe BE-së për gazin e lëngshëm, i njohur si LNG.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e njoftuan këtë për të reduktuar varësinë e BE-së nga energjia ruse. Këtë vit, në brigjet e Evropës, do të mbërrijë një shtesë prej 15 miliardë metra kub gazi natyror të lëngshëm, i nxjerrë kryesisht nga platformat e thyerjes hidraulike që në SHBA janë shtuar si “kërpudhat pas shiut”.
Kjo është vetëm rreth një e treta e gazit që vetëm Gjermania do të marrë nga Rusia në vitin 2022. Por aktivistët janë të shqetësuar se zëvendësimi i gazit të Rusisë me gazin e lëngshëm të Amerikës do të rrezikojë më shumë objektivat klimatike sesa do të garantojë sigurinë energjetike të Evropës.
“Kjo marrëveshje e fut BE-në dhe SHBA-në në një rrugë të gabuar dhe të rrezikshme, sepse ajo nxit ndërtimin e një infrastrukture të re për importimin e gazit fosil në Evropë. Ndërtimi i terminaleve të reja do të nënkuptonte rregullimin e importit të gazit fosil për vitet në vijim – përtej momentit, në të cilin BE-ja duhet të heqë përfundimisht këtë lëndë djegëse që dëmton klimën”, paralajmëron Murray Worthy, drejtor i fushatës së gazit në organizatën mjedisore Global Witness.
Ekziston gjithashtu shqetësim në rritje për ndikimin e menjëhershëm klimatik të gazit të lëngshëm natyror, që nxirret nga thyerja hidraulike e depozitave të argjilës në thellësi të nëntokës. Edhe pse frackingu është i ndaluar në pjesën më të madhe të Evropës për shkak se kimikatet e përdorura për nxjerrjen e tij ndotin ujërat nëntokësorë, BE-ja është e lumtur të marrë gazin fracking nga SHBA.
Rrjedhjet e metanit që dëmtojnë klimën
Aktivistët thonë se shtytja për të pompuar gazin e copëtuar ka implikime serioze klimatike, kryesisht për shkak të eimitimeve të lartë në metan.
Gheorghiu thotë se, e parë në një periudhë 20 vjeçare, ndikimi i metanit në ngrohjen botërore është rreth 85 herë më i lartë se ndikimi i Dyoksid Karbonit. Pavarësisht nga kjo, në të dyja anët e Atlantikut është bërë shumë pak për të luftuar rrjedhjet e metanit.
Marrëveshja e re e gazit ndërmjet BE-së dhe SHBA-së e lidh qëllimin e diversifikimit të furnizimit me “qëllimet klimatike”.
“Marrëveshja synon të zvogëlojë intensitetin e gazit serrë në të gjithë infrastrukturën e re të gazit të lëngshëm dhe tubacioneve shoqëruese, duke përfshirë përdorimin e energjisë së pastër në terren, reduktimin e rrjedhjeve të metanit dhe ndërtimin e infrastrukturës së pastër dhe të rinovueshme të përshtatshme për hidrogjen”, thuhet në njoftim.
Por nëse gazi rus thjesht do të zëvendësohet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, gazi natyror ka të ngjarë të mbetet burimi i dytë më i madh i emisioneve të CO2 në BE pas qymyrit.
Gaz i ndotur nga Teksasi
Në anën tjetër të Atlantikut, sipas Gheorghiut, rregulloret jokonsistente i kanë kthyer disa shtete të SHBA-ve në një “Wild West” për industrinë e gazit të lëngshëm. Në Teksas, për shembull, ku ka me dhjetëra mijëra puse nga Permiani e deri në New Mexico, ndezja e metanit, i cili prodhon emetime të larta në CO2, nuk rregullohet fare. Prandaj, gazi nga Teksasi është ndër “gazet më të ndotura” në botë.
Një studim i vitit 2019 ia atribuon rritjen e emetimeve globale të metanit atmosferik bumit të platformave fracking në Shtetet e Bashkuara. Ai vjen në përfundimin se shfrytëzimi i gazit argjilor në Amerikën e Veriut mund të jetë përgjegjës për “më shumë se gjysmën e të gjitha emetimeve të shtuara në botë nga lëndët djegëse fosile” gjatë dekadës së fundit.
“LNG-ja e importuar nga Bashkimi Evropian përdoret gjithashtu si lëndë e parë për plastikë dhe plehra. Meqenëse kontratat e importit lidhen shpesh me afate deri në 20 vjeçare, disponueshmëria e karburanteve fosile përbën gjithashtu një pengesë të madhe për dekarbonizimin e kësaj industrie me emetime intensive”, shton Gheorghi.
Objektivi 1.5 gradë i kërcënuar nga eksportet e LNG-së
Sipas studiuesve Amanda Levin dhe Christina Swanson nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore të SHBA-ve, përpjekjet e SHBA-ve për të rritur prodhimin dhe eksportet e LNG-së mund të prishin çdo shans për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius (në krahasim me epokën para-industriale).
Eksporti “në rritje të shpejtë” i LNG-së si një “urë” drejt tranzicionit të energjisë së pastër – emetimet e gazit janë rreth 50 për qind më të ulëta se qymyri – “forcohet varësia nga karburantet fosile, duke e bërë edhe më të vështirë kalimin drejt energjisë me pak karbon”.
“Ndikimi i LNG-së në klimë do të dyfishohej nëse nxjerrja, transporti, lëngëzimi dhe rigazifikimi do t’i shtoheshin emetimeve të gazrave serrë nga djegia e gazit”, thonë shkencëtarët.
130 deri në 213 milionë tonët e gazra serrë shtesë në SHBA, të shkaktuara si rezultat i trefishimit të eksporteve në vitet 2020 deri 2030, do të përkonin me shtimin e deri në 45 milionë makinave me lëndë djegëse fosile në vit. Kjo do ta zhbënte reduktimin prej 1% të emisioneve të gazrave serrë, të arritur në dekadën e fundit.
Aktivistët e klimës e shohin energjinë nga lëndët djegëse fosile si një nga shkaqet kryesore të luftës dhe kërkojnë zëvendësimin sa më të shpejtë nga energjitë e rinovueshme.
“Rritja e investimeve dhe varësia nga lëndët djegëse fosile është muzikë për veshët e despotëve dhe luftënxitësve anembanë botës, të cilët e kanë kuptuar se ky është një sistem energjie nga i cili mund të përfitojnë”, paralajmëron Worthy.
“Nëse Europa vërtet dëshiron të heqë gazin rus, e vetmja mundësi reale që ka, është të largohet plotësisht nga gazi. Ne kemi një mundësi unike historike dhe një detyrim për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne gjenerojmë dhe konsumojmë energji. Por zgjidhja që kanë paraqitur qeveritë tona transatlantike nuk është asgjë më shumë se biznesi i zakonshëm”, përfundon Gheorghiu. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë