Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon.
Akademiku Kraja, në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për politikën e brendshme në Kosovë, bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon për dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen finale mes dy shteteve.
Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, siç ka kërkuar Beogradi zyrtar, Kraja tha se vendimi ishte i drejtë.
“Sa i përket zgjedhjeve, unë mendoj se ata e kanë marrë përgjigjen e duhur dhe të drejtë nga institucionet e Kosovës. Sa herë që institucionet e Kosovës mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit, ne i mbështesim”, deklaroi Kraja.
Duke komentuar reagimin e shteteve të QUINT-it, të cilat përmes një komunikate të përbashkët u shprehen të zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, akademiku Kraja vlerëson se reagimi i tyre ishte i padrejtë dhe i njëanshëm.
“Shtetet e QUINT-it kanë bërë një deklaratë që për mendimin e tim është e njëanshme. E njëanshme, jo për shkak se mbështesin apo jo Qeverinë, por për shkak të parimeve. Pra, është shkel parimi i të drejtës së një shteti sovran për të vendosur ka apo s’ka zgjedhje të një shtetit tjetër në territorin e shtetit të tij. Askush nuk doli me deklaratë kundër Malit të Zi, që po ashtu refuzoi zgjedhjet serbe në territorin e vet”, shtoi akademiku.
Kraja ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se shumica e marrëveshjeve të arritura deri tash në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën.
“Është instaluar kjo formë e dialogut që Serbia të mos marrë asgjë seriozisht, ose të merr vetëm atë se çka i intereson. Marrëveshjet kryesisht janë në dëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, theksoi ai.
Akademiku deklaroi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë model i punës së keqe. Ndërsa tha se beson që diplomacia kosovare do të ulet dhe do t’i rishikojë këto marrëveshje.
Kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja ka folur për iniciativën “Open Balkan”.
Ai e konsideron të mbyllur iniciativën për Ballkanin e Hapur pas zhvillimeve në Ukrainë dhe pozicionimin e Serbisë krah Rusisë.
“Pas qëndrimit të Serbisë në raport me Rusinë, tregoi se iniciativa ‘Open Balkan’ është e mbyllur. Ai plan që thotë se Serbia është lider i Ballkanit në planin ekonomik dhe politik, do të duhej të mbyllet pasi Serbia u rreshtua në anën e agresorit”.
“Serbia, pos mbështetjes propagandistike, merr edhe mbështetje ushtarake nga Rusia. Nuk i takon më Serbisë të luajë rolin e liderit në Ballkan. Edi Rama duhet ta kuptojë se Serbia është identifikuar si një lider që na çon në drejtim të gabuar”.
“Problemi nuk është më kalimi i kufirit me letërnjoftime. Këto janë probleme të mëdha politike, që realisht i shkelmoi Vuçiqi”.
Kraja megjithatë thotë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Serbinë sikurse deri më tani, pavarësisht qëndrimit ndaj Rusisë.
“Megjithatë, në aspektin historik Serbia dështoi në rimarrjen e vetes në një periudhë të ndjeshme për Ballkanin. Janë duke parë edhe vet serbët në Serbi që kësaj radhe bënë një gabim”, deklaroi Kraja.
Akademiku Kraja ka komentuar edhe zhvillimet në Mal të Zi dhe pozitën e Dritan Abazoviq.
Kraja ka minimizuar rolin e Dritan Abazoviqit si kryeministër i ardhshëm i Malit të Zi, derisa ka dyshime edhe nëse ai mund të lëvizë diçka në dobi të shqiptarëve.
“Ai do të jetë kryeministër i Malit të Zi”, është deklaruar Kraja, duke shtuar se s’ka nevojë për entuziazëm.
I pyetur nëse ai do ta avancojë pozitën e shqiptarëve, Kraja është përgjigjur: “Nuk besoj… Ai do të jetë një politikan në përdorim derisa Mali i Zi të ketë nevojë për ta stabilizuar qeverisjen. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rol tjetër. Megjithatë mund të them se roli i shqiptarëve në Mal të Zi është në trend pozitiv”
Akademiku thotë se shqiptarët problemet më të mëdha i kanë të brendshme për faktin se në aspektin gjeopolitik nuk kanë qenë asnjëherë më mirë.
“Kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Kemi faktorin shqiptar në Maqedoni që ka kontribuar në shtet ndërtim, që është me rëndësi. Ndërsa në Mal të Zi kemi pjesëmarrje simbolike. Por së paku Mali i Zi ua njeh shqiptarëve meritën për pavarësimin nga Serbia”, tha Kraja.
Kryetari i ASHAK-ut megjithatë thotë se shqiptarët ndërmjet vete kanë mjaft probleme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova