LAJMI I FUNDIT:

Kraja: Mosmbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, vendim i drejtë – reagimi i QUINT-it i njëanshëm

Kraja: Mosmbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, vendim i drejtë – reagimi i QUINT-it i njëanshëm

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon.

Akademiku Kraja, në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për politikën e brendshme në Kosovë, bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon për dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen finale mes dy shteteve.


Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, siç ka kërkuar Beogradi zyrtar, Kraja tha se vendimi ishte i drejtë.

“Sa i përket zgjedhjeve, unë mendoj se ata e kanë marrë përgjigjen e duhur dhe të drejtë nga institucionet e Kosovës. Sa herë që institucionet e Kosovës mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit, ne i mbështesim”, deklaroi Kraja.

Duke komentuar reagimin e shteteve të QUINT-it, të cilat përmes një komunikate të përbashkët u shprehen të zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, akademiku Kraja vlerëson se reagimi i tyre ishte i padrejtë dhe i njëanshëm.

“Për punën e zgjedhjeve mendoj që reagimi i shteteve të QUINT-it ka qenë jo proporcional dhe jo adekuat, sepse e drejta për të vendosur për zgjedhjet e një shteti tjetër në shtetin tënd sovran i takon organeve të shtetit dhe askujt tjetër. Reagimi i shteteve të QUINT-it ishte i padrejtë karshi Kosovës”, tha ndër tjera ai.

Akademik Mehmet Kraja gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com  Foto: Ridvan Slivova

“Shtetet e QUINT-it kanë bërë një deklaratë që për mendimin e tim është e njëanshme. E njëanshme, jo për shkak se mbështesin apo jo Qeverinë, por për shkak të parimeve. Pra, është shkel parimi i të drejtës së një shteti sovran për të vendosur ka apo s’ka zgjedhje të një shtetit tjetër në territorin e shtetit të tij. Askush nuk doli me deklaratë kundër Malit të Zi, që po ashtu refuzoi zgjedhjet serbe në territorin e vet”, shtoi akademiku.

Kraja ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se shumica e marrëveshjeve të arritura deri tash në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën.

“Është instaluar kjo formë e dialogut që Serbia të mos marrë asgjë seriozisht, ose të merr vetëm atë se çka i intereson. Marrëveshjet kryesisht janë në dëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, theksoi ai.

Akademiku deklaroi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë model i punës së keqe. Ndërsa tha se beson që diplomacia kosovare do të ulet dhe do t’i rishikojë këto marrëveshje.

“Unë kam besim te diplomacia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës se njëherë do të ndalen dhe do të thonë: të shohim njëherë se çfarë jemi duke bërë. Kur po i shoh marrëveshjet po i shoh dëmet që janë bërë, e që nuk do të duhej të ishin bërë”, ka potencuar ai.

Akademik Mehmet Kraja gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com   Foto: Ridvan Slivova

Gjithashtu në intervistën për Telegrafin akademiku Kraja ka treguar  se çfarë duhet të ndryshojë në skenën politike, cilat tema duhet të dominojnë në diskursin publik si dhe për gjendjen e institucioneve të kulturës dhe mediave në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori