Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar dhe kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të dyja vendeve.
Gërvalla, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e bindur se kjo çështje do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë.
“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar. Kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të dy vendeve, gjë që ende nuk është bërë. Raporti fillestar për punën e komisioneve të dyja vendeve në Kosovë ngjalli reagime serioze në opinion dhe në institucione”, tha Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Ajo më tej tha se “Komisioni i ri, i cili më vonë u krijua nga Qeveria e Kosovës, pretendon se ka konstatuar shkelje të rënda në punën e komisionit të parë”.
“Një deklaratë e përbashkët e ish-presidentit të Kosovës Thaçi dhe presidentit malazez Gjukanoviq, e cila lejon rishikimin e procesit dhe korrigjimet e mundshme në dy drejtime, Çakor dhe Kullë, i mundësoi Kuvendit të Kosovës të votojë për tre dokumentet në pako si të barabartë. Jemi të bindur se këtë çështje do ta përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë”, tha Gërvalla.
Ajo ka paralajmëruar se nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon shpejt, reflektimet e saj përbëjnë një kërcënim për stabilitetin dhe paqen edhe në Ballkan, duke vënë në dukje “ambiciet e Serbisë për zgjerim”.
“Pra, vetëm të bashkuar nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe nën mbrojtjen e NATO-s, të gjithë do të jemi më të sigurt, do të kemi mundësinë të jemi më të zhvilluar dhe të ndajmë vlerat dhe interesat e përbashkëta”, tha Gërvalla.
Ajo ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur, duke thënë se këtë nuk mund ta kuptonim asnjëherë ndryshe veçse si aspiratë e Serbisë për dominim politik dhe ekonomik mbi vendet e rajonit.
“Çfarë flet Serbia për Ballkanin e Hapur kur nuk i hap kufijtë as për kufomat e njerëzve që vrau në luftën e përgjakshme në Kosovë 23 vjet më parë? Serbia duhet së pari të kërkojë falje për gjenocidin që ka kryer në Kosovë, si hap i parë i vullnetit të mirë”.
“Kosova nuk do të jetë pjesë e asnjë nisme ku nuk është e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të asaj nisme. Për të mos thënë, nuk do të jetë pjesë e projekteve që synojnë sigurimin e dominimit serb dhe zëvendësimin e integrimit evropian apo të procesit të Berlinit. Pas rreshtimit të Serbisë me Rusinë pas pushtimit rus të Ukrainës, mendojmë se duhet të jetë e qartë për vendet që iu bashkuan projektit, se tashmë është një projekt i dështuar që për fat të mirë dështon që në fillim”, tha Gërvalla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në katër vjetorin e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se shumë shpejt Mali i Zi do të ketë një Qeveri të re, me të cilën do mund të bisedohet për dallim nga Qeveria paraprake, që kishte përbrenda elemente pro ruse.
“Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8, 200 hektar të territorit të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, gjatë kësaj jave në takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha, ka folur për çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.
Ai si shembull të bashkëpunimit të mirë e vuri në dukje nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin mes dy vendeve në qershor të vitit 2018, me të cilën, sipas tij, përfundoi me sukses çështja e demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj