LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë malazeze: Demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kryer me sukses

Shefi i diplomacisë malazeze: Demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kryer me sukses

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ka pritur sot ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Shefi i diplomacisë malazeze i ka uruar ambasadores Hoxha një mision të suksesshëm diplomatik në Mal të Zi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy vendeve do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të saj.


Sipas njoftimit nga MPJ e Malit të Zi, ministri Raduloviq vlerësoi se marrëdhëniet përmbajtësore ndërmjet dy vendeve vërtetohen me faktin se në vitin 1999 Mali i Zi hapi dyert për 200 mijë refugjatë kosovarë, gjë që tregoi përkushtimin e vendit tonë për ruajtjen e harmonisë multietnike.

“Si vendi më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar ndaj bashkëpunimit të mirë rajonal, stabilitetit dhe paprekshmërisë së kufijve të përcaktuar reciprokisht”, citohet të ketë thënë Raduloviq, transmeton Telegrafi.

Në këtë kuptim, shefi i diplomacisë malazeze si shembull të bashkëpunimit të mirë e vuri në dukje nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin mes dy vendeve në qershor të vitit 2018, me të cilën përfundoi me sukses çështja e demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Më tetj thuhet se në takim u theksua se organizimi i konsultimeve politike ndërmjet ministrive do të kontribuonte në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e bashkëpunimit kontraktual dhe ligjor mes dy vendeve.

​Kurti: Qeveria paraprake në Mali të Zi ishte pro-ruse, presim qeverinë e re për ta diskutuar demarkacionin
Lexo po ashtu ​Kurti: Qeveria paraprake në Mali të Zi ishte pro-ruse, presim qeverinë e re për ta diskutuar demarkacionin

Në këtë drejtim, u shpreh pritshmëria që të dyja palët në periudhën e ardhshme të punojnë në mënyrë aktive për harmonizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me rëndësi reciproke, me theks në drejtësi, financa, shkencë, sport dhe shëndetësi.

Me mirënjohje për mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh, Hoxha tha se të dy vendet ushqejnë marrëdhënie të mira, duke shtuar se fokusi i mandatit të saj do të jetë përmirësimi i mëtejshëm i tyre.

Ajo theksoi se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë Malin e Zi, të cilin e perceptojnë si një destinacion tërheqës turistik, por edhe një vend të afërt dhe mik.

Ministri Raduloviq ritheksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë dhe se forcimi i sigurisë së rajonit është një parakusht kyç për përparimin tonë të mëtejshëm në rrugën evropiane, thuhet në komunikatën e MPJ të Malit të Zi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak ditë më parë, në katër vjetorin e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se shumë shpejt Mali i Zi do të ketë një Qeveri të re, me të cilën do mund të bisedohet për dallim nga Qeveria paraprake, që kishte përbrenda elemente pro ruse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori