LAJMI I FUNDIT:

SPAK dorëzon kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të PS-së në Shqipëri

SPAK dorëzon kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të PS-së në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako.

Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, urdhri i kalohet Policisë së Shtetit për të bërë ekzekutimin e vendimit.


Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë i dha leje SPAK-ut për arrestimin e Alqi Bllakos, si i akuzuar për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave në Tiranë dhe Fier, të njohur si inceneratorët.

SPAK kërkoi arrestimin e tij, deputeti i PS-së dorëzon mandatin në Kuvendin e Shqipërisë
Lexo po ashtu SPAK kërkoi arrestimin e tij, deputeti i PS-së dorëzon mandatin në Kuvendin e Shqipërisë

Një letrën zyrtare, Kuvendi informoi SPAK-un se Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140,000 eurosh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori