Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës është përballur me kërkesën për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.
Pas kësaj kërkese, kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk pranuar mbajtjen e zgjedhjeve sipas mënyrës si është kërkuar, duke thënë se “nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës”.
Pas kësaj konferencë për media, më pas shtetet e QUINT-it kanë dal me një deklaratë të përbashkët lidhur me këtë çështje, duke thënë se i takon Kosovës të vendos nëse dëshiron t’i lejojë zgjedhjet e Serbisë ose jo, por ata janë shprehur të zhgënjyer siç thonë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv.
Po javën që po lëmë pas Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për suspendimin e gjyqtares Stevanoviq dhe lidhur me çështjen e zgjedhjeve të Serbisë të premten serbët në veri të vendit mbajtën protestë.
Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Kurti: BE-ja nuk ishte e lumtur që nuk pranova vetëm letër-shkëmbim mes zyrtarëve ndërlidhës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa është shprehur se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.
Kurti para gazetarëve të Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.
“Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di si ndikojnë në dialog kur na ftojnë për bisedime në raundin e ardhshëm. Natyrisht ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi me përkushtim, me konstruktivitet dhe kreativitet…
Nuk më përket mua ta bëj vlerësim meqenëse është ndërmjetësi ai që e bën një vlerësim se kur duhet dhe kur është momenti i duhur për takimin e radhës…”, ishte shprehur ai.
Kryeministri më tej foli edhe për çështjen e zgjedhjeve në Serbi, e që është kërkuar të mbahen edhe në Kosovë për të votuar komuniteti serb.
“Nuk do të thosha që Qeveria e Kosovës ka marr vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por nuk ka marrëveshje paraprake dhe se natyrisht paraqet kushtin për mbajtje të atyre zgjedhjeve e që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesës së tyre po kjo nuk ka ndodhur.
Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.
Jam i bindur se marrëveshja duhet të jetë ndërmjet një shkëmbimi të letrave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Ne jemi instanca, autoritetet e vendeve përkatëse dhe do të duhej të merremi vesh rreth atyre zgjedhjeve…Kështu siç është çështja ka marr një kahe tjetër.
Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam…”, ka thënë kryeministri.
Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët
Vendet e QUINT-it kanë reaguar pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë në mënyrën si është kërkuar, duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por kanë thënë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.
Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Deklaratë e përbashkët e QUINT-it
Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së shprehin keqardhje për mungesën e marrëveshjes për të mundësuar votimin e serbëve të Kosovës brenda Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë.
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar intensivisht me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022.
Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare.
Një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do të cenojë aspiratat evropiane.
Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ne mirëpritëm përafrimin e Kosovës me deklaratat e miratuara nga BE-ja. Megjithatë, presim që Kosova gjithashtu të mbajë përgjegjësinë e saj ndaj stabilitetit rajonal dhe të respektojë proceset demokratike, si dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të grupeve minoritare.
Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësore për të arritur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE.
Ne përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente.
Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.
Vendimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga KGJK, ndërsa suspendimi i Stevanoviq erdhi pasi mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e radhës”, thuhet në njoftim.
Sipas nenit 7, të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përcaktohet që nëse vërtetohet se gjyqtarët apo prokurorët kanë bërë shkelje disiplinore, ndaj tyre mund të shqiptohet këto masa disiplinore: Vërejtje jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim, zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë për qind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit, transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët apo masa më e rëndë, propozim për shkarkim.
KGJK po përmes një njoftimi theksoi se vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, Liljana Stevanoviq.
“Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje