LAJMI I FUNDIT:

Përfundon protesta e serbëve në veri

Përfundon protesta e serbëve në veri

Qytetarët serbë në veri të vendit kanë protestuar sot në veri të vendit, ndërsa kërkuan  që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.

Ata janë në sheshin “Car Lazar”, ndërkaq protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.


Ata mbanin pankarta në duar “Kurti ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ka shkelur gjithçka”, etj.

Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit
Lexo po ashtu Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit

Ndryshe, sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.

Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.

Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata
Lexo po ashtu Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa u shpreh se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.

Kurti para gazetarëve të Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

“Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

Jam  i bindur se marrëveshja duhet të jetë ndërmjet një shkëmbimi të letrave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Ne jemi instanca, autoritetet e vendeve përkatëse dhe do të duhej të  merremi vesh rreth atyre zgjedhjeve…Kështu siç është çështja ka marr një kahe tjetër.

Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam…”, ishte shprehur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori