LAJMI I FUNDIT:

Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit

Rakiq nga protesta në veri: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq i është bashkuar protestës së serbëve në veri të vendit.

Rakiq para mediave ka pohuar se do të pezullojnë punën derisa të rikthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, transmeton Telegrafi.

“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë. Duam paqe. Dua të theksoj se për herë të parë nuk kemi arritur një marrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiq për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Edhe sot i kemi kërkuar të njëjtën gjë, por ai ka kërkuar që mos ta bëjmë. Dua të theksojë se të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës duke përfshirë policinë do të pezullojnë punën deri në kthimin e Liljana Stevanoviq”, tha ai.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kishte marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Ajo ishte suspenduar pasi kishte marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë, dhe disa zyrtarë tjerë.

Protesta e serbëve ka filluar rreth orës 12:00, ata janë duke protestuar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në protestë janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Ndryshe, sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori