Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka propozuar sot që Komisioni për Buxhet të ftojë në raportim Bordin e Fondit të Pensioneve, për t’u informuar për veprimet që po i ndërmerr Trusti në përballje me zhvillimet në tregjet financiare të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
Ish-kryeministri ka bërë të ditur se kryetari i Komisionit të është pajtuar që të ftohet edhe Banka Qendrore e Kosovës si institucion mbikëqyrës i Trustit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka prezantuar masat që sipas tij, duhet ndërmarrë për shkak të krizës energjetike, çmimeve dhe pasojat sociale në vend.
“Masa e parë dhe e menjëhershme do duhej të ishte indeksimi i të gjitha përfitimeve pensionale dhe ndihmave sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike, që nënkupton rritje e të gjitha pensioneve dhe ndihmave sociale për aq sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Kjo masë i prekë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeçare si dhe të tjerë që marrin çfarëdo asistence nga shteti”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.
Sipas Hotit, rritja e subvencionit në bujqësi dhe ngritja e nivelit të pagës minimale duhet të janë masat që duhet merren nga Qeveria.
“Masa e dytë do të ishte rritja e subvencioneve në bujqësi për të mundësuar vazhdimësinë e aktivitetit bujqësor për shkak të rritjes tej mase të çmimit të farërave, plehrave dhe imputeve të tjera bazike për bujqësi. Kjo rritje e subvencioneve siguron që rreth 1/3 e familjeve kosovare të mbajnë nivelin e të ardhurave që marrin nga aktiviteti i tyre bujqësorë”, ka thënë ai.
“Masa e tretë që duhet konsideruar është rritja e menjëhershme e pagës minimale sipas një indeksi që merr parasysh koston e jetesës, si dhe rritje e pagave në sektorin publik gjithashtu bazuar në një indeksim për koston e jetesës. Këtu nuk duhet hedhur poshtë edhe propozimi për tërheqje të një shume të kursimeve pensionale, por një shume dukshëm më të vogël sesa ajo që është propozuar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit afatgjatë të kursimeve që janë në menaxhim të Trustit për qëllime të sigurisë së të ardhurave për pensionistët e ardhshëm. Kjo masë prek të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat”, përfundon Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings - Power tregon çka përfton Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'