LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Gjermania nuk do t’i bojkotojë burimet ruse të energjisë

Scholz: Gjermania nuk do t’i bojkotojë burimet ruse të energjisë

Sot, kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë edhe një herë thirrjet që Gjermania të bojkotonte burimet ruse të energjisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Scholz deklaroi sot se sanksionet tashmë janë vendosur ndaj Rusisë dhe se ato po ndikojnë në ekonominë e atij vendi dhe se e gjithë kjo “do të jetë edhe më dramatike”.

Në të njëjtën kohë, sanksionet janë krijuar për të qenë “të tolerueshme” për ata që i vendosin ato, duke përfshirë edhe në planin afatgjatë, shtoi ai.


Agresioni ushtarak rus në Ukrainë po rrezikon ekonominë gjermane
Lexo po ashtu Agresioni ushtarak rus në Ukrainë po rrezikon ekonominë gjermane

“Kjo është arsyeja pse qëndrimi i Gjermanisë mbetet i pandryshuar për çështjen e energjisë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman deklaroi se vendet e tjera në Evropë janë edhe më të varura nga nafta, qymyri dhe gazi rus sesa Gjermania dhe se “askush nuk duhet të lihet jashtë kur bëhet fjalë për këtë çështje”.

Scholz përsëriti se Gjermania po punon për të ndryshuar furnizuesin e energjisë dhe se do të duhet kohë, por se në fund do të ketë të njëjtin efekt si bojkoti.

AP shton se vendet evropiane i paguajnë Rusisë qindra milionë dollarë çdo vit për karburantet fosile dhe se zyrtarët ukrainas thonë se kjo tregti financon luftën kundër vendit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori