Sipas kreut të Bundesbank, Joachim Nagel aktualisht nuk ka rrezik të stanjacionit ekonomik. Por lufta në Ukrainë mund ta rrezikojë edhe ekonominë gjermane.
“Efektet ekonomike të luftës në Ukrainë nuk mund të përcaktohen në këtë moment dhe në këtë kohë”, kumtoi Ministria Federale e Ekonomisë.
Gjendja varet “fuqishëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit”. Në vlerësimin e situatës ekonomike në Gjermani në muajin mars, ministria e Robert Habeckut theksoi se kishte pasur “rritje ekstreme të çmimeve për energjinë dhe lëndët e para”, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Flukset tregtare dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit janë po ashtu “të prekura rëndë”. Pasiguria për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik mbetet e lartë.
Por kreu i Bundesbankut nuk pret ende ndonjë përzierje serioze të plogështisë ekonomike dhe inflacionit të lartë në Gjermani.
“Unë nuk pres stanjflacion (stanjacion dhe inflacion) për momentin, edhe nëse efektet e luftës do të rrisin normën e inflacionit dhe do të dobësojnë rritjen ekonomike. Në tregun e punës situata është e tensionuar, por ky është një problem i parashikueshëm në Gjermani, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Megjithatë aktualisht nuk kemi asnjë shenjë të një spiraleje paga-çmime. Ne vazhdojmë të presim një rritje ekonomike në vend – ndoshta vetëm do të vonohet”, tha Nagel për gazetën Handelsblatt.
Kompanitë mund të frenojnë investimet
Sipas vlerësimit aktual të Ministrisë së Ekonomisë, sanksionet e vendosura së fundi do të prekin kryesisht ekonominë ruse.
“Por edhe kompanitë gjermane preken kur partnerët ekzistues tregtarë shkëputen ose kur zinxhirët e furnizimit prishen”, thekson Ministria e Ekonomisë.
Pritet gjithashtu që kompanitë të frenojnë investimet në kushtet e rritjes së pasigurisë dhe të ketë një efekt negativ edhe në tregtinë botërore.
Gjermanët do të ndjejnë konfliktin “mbi të gjitha në rritjen e çmimeve të energjisë”. Sipas Qeverisë Federale, kjo mund të ulë konsumin privat gjatë gjithë vitit. E konsumi privat konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
Parashikimet serioze nuk janë të mundshme
Në raportin e saj vjetor ekonomik 2022 në fund të janarit, Qeveria parashikonte një rritje të PBB-së prej 3.6 për qind këtë vit.
“Se sa të mëdha janë efektet e luftës në Ukrainë tani “dhe çfarë nënkuptojnë ato për zhvillimin e produktit të brendshëm bruto nuk mund të llogaritet seriozisht në këtë moment”, shpjegoi Ministria dhe vuri në dukje se treguesit për vlerësimin e situatës ekonomike kanë një vonesë nga një deri në dy muaj.
Treguesit e fundit janë paraqitur nga fundi i janarit, kur ekonomia industriale gjermane ishte “në gjendje të mirë” dhe kishte shenja se industria po përballej gjithnjë e më mirë me pengesat e furnizimit me lëndë të para të rëndësishme.
Sipas ME-së, norma e inflacionit, e cila tashmë kishte arritur në 5.1 për qind në shkurt – shumë mbi objektivin dy për qind sa kërkohet prej Bankës Qendrore Evropiane, mbetet një shkak serioz për shqetësim.
“Zhvillimi i mëtejshëm i nivelit të çmimeve vështirë se mund të parashikohet me besueshmëri sepse as kohëzgjatja dhe as rezultati i luftës nuk mund të parashikohen për momentin”, thekson Ministria.
Në pohimet e fundit flitet për “një relaksim të caktuar të çmimeve të energjisë me kalimin e kohës, por lëvizjet ende janë në një nivel tepër të lartë dhe janë të pasigurta”.
Në vitin 2022, Gjermania “do të paguajë dukshëm më shumë për energjinë sesa vitet e mëparshme”, bëri të ditur ministria e Çështjeve Ekonomike.
“Meqenëse zhvillimi i çmimeve është tashmë shumë dinamik për shkak të pengesave të sigurimit të lëndëve të para dhe problemeve me energjinë, norma dukshëm më të larta të inflacionit mund të priten në muajt e ardhshëm”, përfundon ME. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak