LAJMI I FUNDIT:

Disa brende perëndimore nuk po mund të largohen nga Rusia

Disa brende perëndimore nuk po mund të largohen nga Rusia

Agresioni ushtarak ndaj Ukrainës ka bërë që shumë brende perëndimore t’i shmangen Rusisë, por disa kanë ende pika të hapura në vend duke theksuar se nuk janë në gjendje t’i mbyllin ato.

Marks & Spencer, Burger King dhe rrjetet e hoteleve Marriott e Accor janë të kufizuara nga marrëveshje komplekse.

Këto firma i kanë transferuar bizneset te palët e treta dhe nuk zotërojnë operacionet që mbajnë emrin e tyre, përcjell Telegrafi.

Së bashku, firmat ende kanë pothuajse një mijë pika të hapura në tërë Rusinë.

M&S ka 48 dyqane dhe Burger King ka 800 restorante ende të hapura, ndërsa Marriott dhe Accor kanë 28 përkatësisht 57 hotele.

Mbi 200 korporata perëndimore janë larguar nga tregu rus
Lexo po ashtu Mbi 200 korporata perëndimore janë larguar nga tregu rus

Shumë firma perëndimore kanë mbajtur marrëveshje të tilla për dekada. Për shembull, dyqanet Marks & Spencer janë operuar nga një kompani turke e quajtur FiBA, e cila ka mbajtur të drejtat për të shitur produktet e shitësit me pakicë në të gjithë Evropën Lindore, që nga viti 1999.

Ndërkohë, pronari i Burger King, Restaurant Brands International, gjithashtu ka thënë se restorantet e tij drejtohen nga sipas modelit të franshizës.

Kuptohet se grupet e hoteleve Marriott, IHG dhe zinxhiri francez Accor, po operojnë në të gjithë Rusinë sipas këtyre marrëveshjeve. /Telegrafi/