LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan “këlysh të shefit” dhe “adoleshent”

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan “këlysh të shefit” dhe “adoleshent”

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me buxhetin për kryeqytetin.

Murati ka akuzuar LDK-në e cila udhëheqë në Prishtinë se nuk po punon sa duhet. Ai ka thënë se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar nënkryetari Zogaj, i cili ministrin e ka quajtur manipulues.


Buxheti për Prishtinën përplas Muratin e Zogajn, ky i fundit e quan manipulues ministrin
Lexo po ashtu Buxheti për Prishtinën përplas Muratin e Zogajn, ky i fundit e quan manipulues ministrin

E në debat është përfshirë edhe Xhaferi, i cili i është drejtuar me gjuhë të rëndë ministrit duke quajtur “adoleshent” dhe “këlysh të shefit”.

“Kur flet Hekurani, flet Albini! E kur bëhen bashkë k’ta, flet bllokada. Prej kësaj qeverie ne kemi pas vetëm bllokada. Duhet me i ardhë turp këtij adoleshenti kur flet për Prishtinën, e leje ma të flas për përkrahje”, ka shkruar ai.

Xhafëri më tej është shprehur se “marrja nuk paska kufi e ky është kampion i bllokadës dhe të pavërtetës bashkë me shefin dhe këlyshat e tij”. /Telegrafi/