LAJMI I FUNDIT:

‘Është e kotë të takohemi sërish’ – fjalët e drejtorit të Juves drejtuar agjentit të Dybalas

‘Është e kotë të takohemi sërish’ – fjalët e drejtorit të Juves drejtuar agjentit të Dybalas
(Foto: Instagram/paulodybala)

Sipas gazetave italiane, Il Corriere dello Sport dhe La Repubblica, drejtori i Juventusit, Federico Cherubini, e ka konfirmuar vendimin për t’i ndarë rrugët me Paulo Dybalan përmes një telefonate me agjentin e tij.

Aventura e ‘La Joya’ te Zonja e Vjetër do të mbarojë më 30 qershor 2022 kur edhe i skadon kontrata, pas shtatë vitesh të kaluara te Bianconerët.


Bisedimet për rinovim nuk kanë përparuar, ndërsa në takimin e fundit me përfaqësuesit e lojtarit, Juve i qëndroi ofertës së ndryshuar për pagë më të ulët fikse dhe kohëzgjatje më të shkurtër, dhe nuk bëri propozim të ri.

Dybala po e përjeton trajtimin e ngjashëm me Del Pieron në largimin e tij nga Juventusi
Lexo po ashtu Dybala po e përjeton trajtimin e ngjashëm me Del Pieron në largimin e tij nga Juventusi

Jorge Antun dhe Carlos Novel u takuan me drejtorët e klubit në Continassa të hënën. Andrea Agnelli nuk mori pjesë në takim dhe ishte parë duke u larguar nga zyrat para arritjes së përfaqësuesve të lojtarit dhe ishte kthyer disa minuta pas largimit të tyre.

Il Corriere dello Sport dhe La Repubblica raportojnë se Juve nuk ka shprehur interesim për një takim tjetër, porse Cherubini i ka thënë Antunit në telefon: “Është e kotë të takohemi sërish, ne nuk e kemi ndërmend ta mbajmë atë”.

Njëherësh, në një bisedë me Sky Sport Italia të hënën, shefi ekzekutiv, Maurizio Arrivabene, deklaroi se Dybala nuk është më në qendër të planit të klubit për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori