LAJMI I FUNDIT:

Dybala po e përjeton trajtimin e ngjashëm me Del Pieron në largimin e tij nga Juventusi

Dybala po e përjeton trajtimin e ngjashëm me Del Pieron në largimin e tij nga Juventusi
(Fotomontazh: The Cult of Calcio)

Krahasimet ndërmjet Paulo Dybalas dhe Alessandro Del Pieros janë bërë shpesh, ndërsa tash duket se edhe në mënyrën e largimit ka ngjashmëri.

Ikona e futbollit italian u largua nga Zonja e Vjetër pas 19 vitesh (1993-2012), duke regjistruar 705 paraqitje, shënoi 290 gola dhe fitoi trofe të shumta – në mesin e tyre një titull të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Scudetto.


Ai ishte dhjetëshi i admiruar i tifozëve të Juves, prandaj pati reagime të shumta kur u njoftua se nuk do t’i vazhdohet kontrata. Megjithëse në atë kohë ishte 37 vjeçar, Del Piero vazhdonte të ishte i rregullt dhe të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit.

Në rrëfimet e mëvonshme, kampioni i botës kishte thënë se ishte befasuar nga deklarata e Andrea Agnellit se po largohej. Prandaj, nuk është befasi se legjenda italiane nuk ka raporte të mira me presidentit e klubit dhe asnjëherë nuk ka qenë në Torino për të ndjekur Juven nga tribunat.

Juventusi deshi ta ndërpriste bashkëpunimin me të dhe as që u ul për t’i diskutuar kushtet me legjendën. Kështu që mediat kanë tërhequr paralele ndërmjet largimit të Del Pieros dhe fundit të Dybalas me Juventusin – raporton Football Italia.

Detajet nga oferta e re e Juventusit për Dybalan
Lexo po ashtu Detajet nga oferta e re e Juventusit për Dybalan

Argjentinasi është bërë një yll te Bianconerët dhe ka realizuar 113 gola në 283 paraqitje gjatë shtatë viteve. Në vitin e kaluar veçmë flitej për një marrëveshje për kontratën e re, por gjërat ndryshuan shpejt dhe shefi ekzekutiv, Maurizio Arrivabene, u tha gazetarëve se ‘La Joya’ nuk është më në qendër të projektit të klubit.

(Foto: Twitter)

Agjenti i Dybalas është takuar me menaxhmentin e klubit sot (e hënë) për ta sqaruar të ardhmen, ndërsa mediat më vonë raportuan se dhjetëshi tjetër do të largohet në verë si lojtar i lirë. Madje Arrivabene deklaroi se Juve i ka bërë zgjedhjet e veta që në janar (duke iu referuar transferimit të Dusan Vlahovicit për 80 milionë euro) dhe ka vendosur të mos vazhdojë me 28-vjeçarin.

Juventusi ishte përgatitur që ta ndërpresë bashkëpunimin me argjentinasin, sepse e dinte se duke e ulur ofertën, do ta detyronte lojtarin që të largohet nga klubi. Me siguri që bordi ka menduar se tash është koha e duhur për t’i ndarë rrugët me numrin 10, njësoj sikurse ndodhi në të kaluarën me paraardhësin e tij.

Largimi i Dybalas në fund të këtij sezoni nuk do të jetë i këndshëm dhe nëse përvoja e Del Piero është ndonjë tregues, nuk do të jetë një lamtumirë e ngrohtë për menaxhmentin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori