Mbi 50 telefona celularë janë konfiskuar në çantën e një qytetari në Aeroportin e Prishtinës ka thënë përfaqësuesi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Ai këto të dhëna i shpalosi në emisionin ku u fol për luftimin e kontrabandës së telefonave dhe mundësinë e ndalimit të rrjetit për telefonat të cilët nuk i janë nënshtruar tarifave doganore.
“Telefonat mobilë hyjnë në atë gamën e mallrave lehtë të kontrabandushme, pasi kanë vlera të mëdha ndërsa paketime shumë të vogla, kemi gjetur njerëz në aeroport ku e ka vetëm një çante me 50 telefona, është shumë vështirë me i gjetë këto raste”, shtoi përfaqësuesi i Doganës.
Ai theksoi se Dogana e Kosovës ka pasur disa iniciativa për të bllokuar operimin e telefonave që nuk i paguajnë taksat doganore mirëpo asnjëra nga to deri me tani nuk ka shkuar deri në fund.
“Ne kemi pasur përpjekje vazhdimisht që të rrisim numrin e zhdoganimit të telefonave se ka humbur buxheti humbje të madhe, në vitin 2014 ka fillu iniciativa ku kemi marrë shembull Turqinë e cila e ka instaluar një softwer që të gjitha operatorët telefonikë me e instalu dhe që nuk e lejon asnjë telefon të pazhdoganuar të futet në sistemin e valëve, mirëpo kërkesa jonë është klasifiku prej institucioneve si shkelje e të drejtave të privatësisë së njerëzve”, tha Stavileci.
Stavileci tha se në vend brenda vitit zhdoganohen mbi 55 mijë telefona përderisa e quajti të pamundshme luftën ndaj kësaj dukurie pa bashkëpunimin e të gjithëve.
“Prej vitit 2019 kemi rritje të numrit të zhdoganimit të telefonave, në atë vit kemi pas 55 mijë telefona të zhdoganuar si copë, në 2020 ka ra ky numër në 52 mijë ndërsa në vitin 2021 ka qenë mbi 56 mijë. Lufta e Doganës ndaj kontrabandës së telefonave është e pamundshme vetëm prej nesh pa ndihmën e të tjerëve”, shtoj përfaqeuesii i Doganës në emisionin “Kallxo Përnime”.
Për tentativat e bllokimit të rrjetit për telefonat e pazhdoganuar foli edhe drejtoresha e zyrës ligjore në ARKEP, Rrezarta Ajeti.
Ajeti tha se ka qenë pjesë e disa grupeve punuese në të cilat është tentuar regjistrimi i IMEI-ve dhe bllokimi i valëve për telefonat që nuk janë të doganuar.
“Kemi pasur shumë përpjekje për me e regjistru IMEI, kam qenë pjesë e grupit punues ku kemi marrë për bazë rregullimin e Turqisë pasi nuk ka pasur ndonjë formë tjetër. Pasi është konstatu shkelje e privatësisë e kemi ndërpre punën ndërsa koncept dokumentin tonë e kishte marrë Shqipëria”, tha Ajeti.
Ajo shtoi se sistemi i Turqisë e ndalon qasjen në rrjetin e komunikimit për telefonat e pazhdoganuar.
“Në Turqi vetëm 120 ditë mundesh me e përdor telefonin, unë me qet telefon nëse shkoj në Bruksel mundem me nejt sa të dua ndërsa në Turqi jo se ta ndërpresin shërbimin sepse në momentin kur kyçesh në rrjet ai e ka një periudhë që të len me u regjistru”, shtoi Ajeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak