LAJMI I FUNDIT:

Putin nuk dëshiron një takim me Zelenskyn, Kremlini thotë se ‘nuk janë pjekur kushtet’ për diçka të tillë

Putin nuk dëshiron një takim me Zelenskyn, Kremlini thotë se ‘nuk janë pjekur kushtet’ për diçka të tillë

Kremlini ka thënë të hënën se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk kishin bërë ende ndonjë përparim të rëndësishëm.

Madje, Moska ka akuzuar Kievin për ngecje të bisedimeve të paqes duke i bërë propozimet të papranueshme për Rusinë, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, Ukraina ka thënë se është e gatshme të negociojë, por nuk do të dorëzohet apo pranojë ultimatumet ruse.


Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se duhet bërë ende përparim i rëndësishëm në bisedimet që të kishte një bazë për një takim të mundshëm midis presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.

“Që të flasim për një takim mes dy presidentëve, duhet të bëhen detyrat e shtëpisë. Bisedimet duhet të zhvillohen dhe duhet të ketë rezultate”, tha Peskov. “(Por) Nuk ka pasur asnjë përparim të rëndësishëm deri më tani”.

Peskov përsëriti gjithashtu pretendimet se Rusia po tregonte më shumë vullnet sesa negociatorët ukrainas për të punuar drejt një marrëveshjeje në bisedime.

“Ato (vendet) që munden, duhet të përdorin ndikimin e tyre mbi Kievin për ta bërë atë më të përshtatshëm dhe konstruktiv në këto bisedime”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori