LAJMI I FUNDIT:

Karvani për vaksinim kundër COVID-19 filloi nga Shuto Orizarja, “fantomët” privohen nga vaksinimi

Karvani për vaksinim kundër COVID-19 filloi nga Shuto Orizarja, “fantomët” privohen nga vaksinimi

Karvani për vaksinim kundër Kovid-19 filloi sot në Shuto Orizare dhe në dy javët e ardhshme do të përfshijë 14 komuna në shtet. Në ngjarje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërnzub, përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovanin, si dhe përfaqësues të OBSH-së dhe USAID-it.

“Vazhdojmë me aksionet për promovimin e vaksinimit si një mënyrë e imunizimit të sigurt të të gjithë qytetarëve. Kriza me Kovid-19 ende nuk është tejkaluar dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qasen në pikat e vaksinimit. U shpreh falënderim të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët na mbështesin në këtë aksion dhe të gjithë mjekëve të familjeve të cilët e mbështetën nismën tonë duke ftuar pacientët e tyre të cilët janë në grupin e rrezikuar” deklaroi Sali.

Theksoi se në Shuto Orizare për fillimin e karvanit për vaksinim kundër Kovid-19 është e rastësishme dhe shtoi se qëllimi i fushatës janë lokacionet ku ka jehonë më të vogël për vaksinim.


Karvani për vaksinim kundër Kovid-19 nesër nga ora 12:00 deri 16:00 do të jetë në sheshin në Kratovë. Ditëve të ardhshme karvani do të jetë në Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup (para Ist Gejtit), Kumanovë, në fshatin Matejç në Likovë, në Haraçinë, fshatin Sandevë në Çuçer Sandevë, Zelenikovë, fshatin Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe Strugë. katër orë në ditë (nga ora 11 deri në 15 apo nga ora 12 deri në 16:00) në sheshe, tregje, shtëpi të kulturës në këto bashkësi lokale qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen dhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër Kovid-19.

Ambasadorja amerikane Kejt Bërnzi tha se karvani do të zgjasë 14 ditë dhe po zbatohet së bashku me partnerët e tyre të OBSH-së, UNICEF-it në përpjekje që të gjejnë mënyra për promovimin e vaksinave.

“Unë personalisht jam e vaksinuar dhe konsideroj se vaksinat janë t sigurta dhe efektive. Pandemia ende nuk ka përfunduar dhe konsideruam se duhet të jemi partnerë në këtë projekt ku jo vetëm që u japim mundësi njerëzve të vaksinohen, por gjithashtu mundësojmë të ndahen informacione për njerëzit të dinë për vaksinat dhe kanë mundësi përmes këtij karvani të bisedojnë me profesionistë të cilët do t’u shpjegojnë për çfarë bëhet fjalë. Shpresoj se ky karvan do t’i inkurajojë njerëzit të vaksinohen” shtoi Bërnzi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dadush theksoi se jo vetëm në atë komunë në përgjithësi ka popullatë rome e cila trajtohet si persona fantazmë. Theksoi se bëhet fjalë në atë që viteve të fundit dhe një numër i madh i tyre kanë marrë numra amë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori