LAJMI I FUNDIT:

Batatina i lë fajin lodhjes së futbollistëve për disfatën nga Dukagjini

Batatina i lë fajin lodhjes së futbollistëve për disfatën nga Dukagjini

Llapi është mposhtur në shtëpi në xhiron e 26-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës humbi në “Zahir Pajaziti” nga Dukagjini i Klinës me rezultat të ngushtë 1-2.


Pas ndeshjes është trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se fajtori kryesor për këtë humbje është lodhja e futbollistëve të tij që luajtën edhe në mesjavë në Kupën e Kosovës.

“Mendoj se kemi bërë një gabim në pjesën e parë, pranuam një gol të cilin faza e mbrojtjes nuk duhet ta lejojë”.

“Në pjesën e parë nuk patëm raste, nuk krijuam shumë pasi në mesjavë, skuadra harxhoi shumë energji ndaj Gjilanit. Ka qenë periudhë me katër ndeshje pa ndërprerë, në mesjavë e fundjavë. Kjo ka ndikuar në ndeshje”, u shpreh Batatina.

Tutje trajneri llapjan tha se kanë pasur shumë mungesa, por që vazhdojnë të jenë në garë në Kupë dhe në Evropë.

Dukagjini mposht Llapin në Podujevë, për t'i marrë tre pikë të mëdha
Lexo po ashtu Dukagjini mposht Llapin në Podujevë, për t'i marrë tre pikë të mëdha

“Kemi pasur edhe mungesa që ndihmoi të mos kemi sukses. Në pjesën e dytë ndryshova taktikisht, u munduam ta bënim maksimumin, nuk shënuam me Shillovën e Veliun. Golin e dytë e pranuam pa nevojë. Kemi mundur të marrim rezultat pozitiv, por nuk ishte dita e Llapit. Llapi është ende në garë për Kupë dhe Evropë po ashtu”, tha Batatina.

Llapi me këtë humbje mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërsa Dukagjini tani ka 29 pikë në vendin e tetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori