LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pushteti dhe opozita përplasje për krizën ekonomike

Maqedoni: Pushteti dhe opozita përplasje për krizën ekonomike

Vazhdojnë përplasjet e pushtetit dhe opozitës në lidhje me menaxhimin e situatës së krizës ekonomike. Nga partia në pushtet LDM thonë se pakoja e masave anti-krizë ka filluar të jep rezultat. Sipas tyre pas miratimit të kësaj pakoje çmimet e produkteve bazë janë stabile, kurse çmimet e derivateve të naftës po ulen.

“Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, ne mbrojmë standardin e jetesës, jo vetëm duke ruajtur stabilitetin e çmimeve, por edhe duke ndihmuar dhe mbështetur qytetarët. Ofrojmë subvencione ose vauçerë prej 1.000 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej tre muajsh, për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve për produkte ushqimore bazë. Mbi 330.000 pensionistë do të marrin mbështetje financiare prej 1.000 denarë në tre muajt e ardhshëm”, tha Mile Talevski nga LSDM.

Nga ana tjetër nga OBRM-PDUKM thonë se me LSDM-në në krye të qeverisë vendi po fundoset në borxhe. Sipas partisë opozitare, borxhi publik ka arritur në vlerën prej 2.2 miliard euro.


“Në dy vitet e mëparshme janë akumuluar 1.6 miliardë euro borxh i ri publik, i cili do të rritet me huamarrjen e re prej 600 milionë euro këtë vit. Krahas barrës së rëndë të shlyerjes së borxhit publik në baza ditore, barrën e krijuar nga politikat e papërgjegjshme dhe të pasuksesshme të kësaj Qeverie, do ta mbajnë gjeneratat e ardhshme. Një shpërdorim i tillë do të na kushtojë shtrenjtë për shumë vite në vijim.”,- theksoi Anastasija Ilieska nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se vendi ka pasur performancën më të keqe ekonomike në vitin 2021 në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori