LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Itali-Maqedoni i Veriut do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit Renzo Barbera

Ndeshja Itali-Maqedoni i Veriut do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit Renzo Barbera
(Foto: The Cult of Calcio)

Është konfirmuar se Stadio Renzo Barbera në Palermo do të jetë me kapacitet të plotë (100 për qind) për ndeshjen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht stadiumet italiane janë të hapura me 75 për qind të kapacitetit për shkak të kufizimeve për COVID-19.

Në stadiume lejohen të hynë vetëm ata që janë të vaksinuar dhe mbajnë maskë, si edhe kërkesa për distancim social qëndron në fuqi.


Federata Italiane e Futbollit ka kërkuar që ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut të zhvillohet me kapacitet prej 100 për qind të tifozëve dhe tashmë leja është dhënë nga qeveria italiane pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe nënsekretarin për Sport.

(Foto: Flickr)

Kjo do të thotë se do të dalin në shitje edhe biletat tjera (25 për qind) për takimin e 24 marsit, duke qenë se tashmë janë shituar të gjitha biletat për 75 për qind të kapacitetit.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë kundër fituesit të sfidës ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë për një vend në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Ky lajm vjen në të njëjtën ditë kur qeveria italiane njoftoi një udhërrëfyes për t’i dhënë fund kufizimeve të COVID-19.

Nga 1 prilli deri më 30 prill, kapacitetet e stadiumeve në Itali do të rriten në 100 për qind dhe një “Leje e Gjelbër” do të jetë e mjaftueshme për të hyrë, kështu që jo domosdoshmërisht do të nevojitet vaksinimi i plotë, por do të mjaftojë një test negativ për COVID-19. Pas 30 prillit, maskat nuk do të kërkohen më as në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori