LAJMI I FUNDIT:

Pse Rusia nuk do të mund të jetë në gjendje të paguajë borxhet?

Pse Rusia nuk do të mund të jetë në gjendje të paguajë borxhet?

Rusia mund të mos jetë në gjendje të paguajë borxhet, pasi sanksionet nga vendet perëndimore u vendosën në vazhdën e agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Po ashtu, agjencitë e vlerësimit të kredive kanë paralajmëruar se një mospagim i borxhit është afër. Megjithatë, ministri rus i Financave, Anton Siluanov ka thënë se interesi i borxhit tashme ishte paguar dhe së është në pritje të zhbllokimit në sistemin bankar, përcjell Telegrafi.

Qeveria ruse – dhe firmat si Gazprom, Lukoil dhe Sberbank – u detyrohen rreth 150 miliardë dollarë investitorëve të huaj. Pjesa më e madhe e kësaj është në dollarë ose në euro dhe pagesat duhet të bëhen në ato monedha.


Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare
Lexo po ashtu Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

Por sanksionet e vendosura nënkuptojnë se Rusia ka humbur qasjen e rezervës financiare prej 300 miliardë dollarëve prej 640 miliardë dollarësh që ka në valutë të huaj. Megjithatë, ajo ende merr dollarë për naftën, gazin dhe gjëra të tjera që shet jashtë vendit.

Nëse Rusia dështon, do të jetë mospagimi i parë i borxhit që nga viti 1998. Do të ishte gjithashtu mospagimi i tij i parë për një borxh në valutë të huaj që nga Revolucioni i vitit 1917, kur Qeveria e re Bolshevike refuzoi të njihte borxhet e carit të fundit.

Disa nga marrëveshjet e tjera të borxhit të Rusisë lejojnë përdorimin e monedhave të ndryshme. Kjo do të varej nga fakti nëse pagesa e rublës do të gjykohej të ishte e njëjta vlerë me pagesën fillestare të dollarit ose euros që investitorët prisnin.

Agjencia e vlerësimit kreditor Moody’s thotë se në shkallën e saj të vlerësimit prej 21 pikësh, e cila tregon se sa i besueshëm është një vend për të investuar, vlerësimi aktual për Rusinë është në nivelin e dytë.

Vendosja e sanksioneve pas nisjes së agresionit ushtarak në Ukrainë – a është Rusia në prag të falimentimit financiar?
Lexo po ashtu Vendosja e sanksioneve pas nisjes së agresionit ushtarak në Ukrainë – a është Rusia në prag të falimentimit financiar?

Moody’s thotë se ky vlerësim do të thotë se Rusia mund të falimentojë dhe se po paralajmëron investitorët në Rusi se mund të humbasin midis 35 për qind dhe 65 për qind të parave të tyre.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se do të ulë parashikimin e saj prej 4.4 për qind të rritjes ekonomike botërore për vitin 2022.

Përpara se të pushtonte Ukrainën, Rusia konsiderohej një nga vendet më të besueshme në botë, me nivele të ulëta borxhi. Mirëpo, gjërat tani kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori