LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e koncentruar te blerjet, lojtarët që po presin për rinovim kanë filluar të shqetësohen

Barcelona e koncentruar te blerjet, lojtarët që po presin për rinovim kanë filluar të shqetësohen

Barcelona është e koncentruar në blerjet e reja që do të afrohen për afatin kalimtar veror, por tashmë ka shqetësime për dy rinovimet: Ronald Araujo dhe Gavi.

Negociatat po zhvillohen prej muajsh, por nuk ka konsensus ekonomik mes palëve.


Dy futbollistët duan të vazhdojnë në Camp Nou, por janë të mërzitur pasi nuk po shohin përpjekje nga klubi në lidhjet me financat, pasi Barcelona më shumë duket e koncentruar në emrat si Andreas Christensen, Frank Kessie dhe Noussair Mazraoui.

Barça shpreson që Ronald Araujo dhe Gavi, të cilëve iu përfundojnë kontratat në qershor 2023, të vazhdojnë si lojtarë të katalanasve.

Situata e uruguaianit, duket më shqetësuese, pasi kontaktet me agjentët e mbrojtësit nuk janë aq të rrjedhshme apo pozitive sa do të dëshironin drejtuesit nga Camp Nou. Nuk ka marrëveshje ekonomike. As me mesfushorin nuk ka, por në rastin e tij ka më shumë optimizëm për vazhdimësinë e tij. Humori është i ndryshëm në të dyja rastet.

Si ia doli Xavi që përmes një telefonate t'ia rrëmbente nga dora super talentin Real Madridit
Lexo po ashtu Si ia doli Xavi që përmes një telefonate t'ia rrëmbente nga dora super talentin Real Madridit

Vonesa në arritjen e marrëveshjes është kryesisht për faktin se lojtarët ndihen disi të mërzitur. Ata supozojnë se Barça po kalon një moment të keq financiar dhe pranojnë se do të duhet të bëjnë sakrifica, por nuk e kuptojnë se si ndodh që lojtarët që kërkon klubi dhe me të cilët po negociojnë për sezonin e ardhshëm, janë më të rëndësishëm. Për shembull Andreas Christensenit, Noussair Mazraouit dhe Franck Kessiet, katalanasit u kanë ofruar paga rreth 6 milionë euro në sezon. Kjo qasje për ta duket e papajtueshme.

Tre lojtarët do të vinin si lojtarë të lirë nga Chelsea , Ajax dhe Milan, që nënkupton gjithmonë një trajtim më të favorshëm për sa i përket pagës.

Pavarësisht kësaj pengese, te Barcelona shpresojnë që negociatat të përfundojnë me nënshkrimin e Ronald Araujo dhe Gavi. Dy lojtarët janë të rëndësishëm për Xavin, pasi kanë luajtur 31, përkatësisht  33 ndeshje dhe janë bërë simbole të Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori