LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Plani i BE-së për krizën do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor

Borrell: Plani i BE-së për krizën do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell pranoi sot ngadalësimin jo vetëm në procesin e zgjerimit nga ana e BE-së, por edhe të mbështetjes financiare ndaj vendit tonë gjatë periudhës së pandemisë.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Borrell tha se plani i BE-së për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë pandemisë e mbështetëm Shqipërinë. Në fillim ishim të ngadaltë në mbështetjen tonë. Imagjinoni një plan nga këndvështrimi ekonomik i luftës, ky plan do të përfshijë patjetër Ballkanin Perëndimor, por mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për t’i dhënë përgjigje brenda natës çdo lloj sfide të mundshme”, ka thënë Borrell.


Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma
Lexo po ashtu Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma

“Udhëheqësit po diskutojnë këto çështje dhe ne po hapim kapacitete tona ekonomike e financiare për t’iu përgjigjur kësaj krize që nuk është vetëm për Shqipërinë, por për Brukselin dhe ndërprerjen që ka krijuar lufta në qarqet ekonomike dhe për këtë duhen kapacitete të bankave dhe kapacitete investuese të shteteve anëtare”, ka shtuar Borrell.

Në anën tjetër, Rama ka thënë se rritja e çmimeve është një armë e Rusisë kundër qeverive, por sipas tij Brukseli ka të gjitha kapacitetet për ta neutralizuar.

Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Lexo po ashtu Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

“Ngritja e çmimeve është armë që Rusia kërkon ta përdorë kundër nesh, kundër opinioneve publike që qeveritë të cedojnë, jo për Ukrainën në vetvete, por për të garantuar të ardhmen e të gjitha vendeve që janë në radhë pas Ukrainës dhe për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore. Këtë armë që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim, vendosmëri e qartësi që kjo nuk është luftë që nuk na përket, por na përket tërësisht se është një luftë për të mbrojtur si shqiptarë dhe për të mos u kthyer atje. Është një luftë për të mos lejuar që forca ruse të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu. BE-ja ka të gjithë mundësitë për të neutralizuar këtë armë të Rusisë”, ka theksuar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës

Politikë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Kalo në kategori