LAJMI I FUNDIT:

Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Rama: Këshilli i BE-së të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje sot Këshillit të Bashkimit Evropian të çelë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më parë, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar e duke mos mbajtur premtimet.

Pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell, Rama tha se temë e bisedimeve dypalëshe ishte edhe çështja e çeljes së bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.


Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma
Lexo po ashtu Rama takon Borrell, kërkon përfshirjen e rajonit në planet e BE-së për ndihma

“Unë mbetem aty ku kam qenë edhe më parë. Kjo është një çështje e BE-së. Komisioni Evropian në mënyrë të përsëritur e ka thënë se Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Këshilli i BE-së nuk ka arritur dot ta bëjë këtë për shkak të një bllokimi së fundmi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo nuk është diçka që e kemi ne në dorë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “ne jemi këtu të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim sapo të hapet drita jeshile, por nuk do të humbasim asnjë minutë nga ai pak gjumë që flemë, që kjo të ndodhë, sepse ndërkohë do të vazhdojmë të bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet” ka theksuar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori