LAJMI I FUNDIT:

Statistikat prapa rënies së Interit në vitin 2022

Statistikat prapa rënies së Interit në vitin 2022
(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka grumbulluar vetëm 13 pikë në nëntë ndeshje të Serie A gjatë vitit 2022, ashtu që sezoni i kampionit po kalon nëpër një periudhë të vështirë.

Nerazzurrët nuk janë më liderë të tabelës dhe madje edhe nëse e fitojnë ndeshjen e mbetur ndaj Bolognas do të mbeten një pikë prapa rivalit të qytetit, Milan.


Zikaltrit i fituan gjashtë sfidat e fundit të vitit 2021 duke shënuar 17 gola dhe duke mos pranuar asnjë, ndërsa gjërat u përmbysën në vitin pasues duke arkëtuar vetëm 13 pikë në nëntë takime.

Ndërkohë, Juventusi ka grumbulluar 22 pikë në këtë periudhë (më mirë se cilido klub në Serie A), një më shumë sesa Napoli dhe Milani.

(Foto: Twitter/Inter)

Ekipi i Simone Inzaghit ka dështuar si pasojë e mungesës së golave nga sulmuesit, me Lautaro Martinezin që i realizoi katër golat e parë të vitit në javën e kaluar, derisa statistikë të njëjtë ka edhe Edin Dzeko, i cili që nga janari i ka realizuar vetëm katër gola në nëntë paraqitje në Serie A.

Qëndrueshmëria në mbrojtje është vënë po ashtu në dyshim, pasi në muajt e parë të vitit 2022, zikaltrit kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje pa pranuar gol, derisa i kanë pranuar tetë gola në total në këtë periudhë.

Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar
Lexo po ashtu Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar

Interi e fitoi Superkupën e Italisë në janar ndaj Juventusit, mirëpo u eliminua nga Liverpooli në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Serie A është i prirë të vuajë kur luan pa Marcelo Brozovicin dhe ka fituar vetëm një pikë në dy takime, ku mungoi mesfushori. La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar vëmendje mungesës së kroatit, derisa e konsideron të gabuar vendimin për huazimin e Stefano Sensit te Sampdoria në afatin e janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori