LAJMI I FUNDIT:

Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar

Interi po paguan një çmim të lartë për gabimi trashanik që e bëri në janar

Interi duket gjithnjë e më shumë i varur nga Marcelo Brozovic dhe La Gazzetta dello Sport thekson gabimin e klubit që lejoi Stefano Sensin t’i bashkohet Sampdorias në janar.

Italiani u transferua te Marassi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke i lënë Nerazzurrët pa mundësi për të zëvendësuar kroatin. Lojtari ka munguar në tre ndeshje këtë sezon dhe Nerazzurrët fituan vetëm një prej tyre, duke iu nevojitur kohë shtesë për të mposhtur Empolin në Kupën e Italisë në janar.


Brozovic u përjashtua gjithashtu nga humbja e tyre 2-0 kundër Sassuolos dhe barazimi i djeshëm 1-1 kundër Torinos.

Te Torino të nervozuar jashtë mase se si VAR-i nuk akordoi penallti ndaj Interit
Lexo po ashtu Te Torino të nervozuar jashtë mase se si VAR-i nuk akordoi penallti ndaj Interit

Kampionët në fuqi të Serie A janë gjithnjë e më shumë të varur nga 29-vjeçari, i cili pësoi një lwndim kundër Liverpoolit javën e kaluar dhe është lojtari i vetëm i mbetur në skuadër pas huazimit të Sensit.

Matias Vecino zëvendësoi Brozovic dje, me Calhanoglu që nuk po arrin tw kwndellet. Ndeshja nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar pasi Nerazzurrët patën fatin që u larguan me një pikë falë barazimit të vonuar të Alexis Sanchez.

La Gazzetta dello Sport analizoi paraqitjet e Interit duke nënvizuar sesi mungesa e një zëvendësuesi natyral për Brozovic ndikoi te Nerazzurrwt në Torino. Sensi luftoi me lëndime në Inter dhe ka luajtur pesë ndeshje në Sampdoria që nga kalimi i tij i huazuar te Marassi. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ishte ndër ata që e këshilluan të transferohej te Marassi për të fituar kohë të rregullt.

Milani e ka në duar fatin e tyre - por përballet me tre ndeshje kyçe
Lexo po ashtu Milani e ka në duar fatin e tyre - por përballet me tre ndeshje kyçe

“Duhet të merret parasysh ajo që nuk është bërë gjatë afatit kalimtar (nga Sensi e tutje) për të zëvendësuar një lojtar nga i cili Interi varet shumë”, ka shkruar Luigi Garlando.

“Megjithatë, përveç atyre që mungojnë, ata që luajtën duhet të kishin bërë më shumë në pjesën kryesore të edicionit, duke treguar të njëjtën frymë si Torino”.

Paraqitjet dhe rezultatet e Interit kanë rënë në mënyrë dramatike në vitin 2022, pasi lojtarët e Inzaghit grumbulluan vetëm 13 pikë në nëntë ndeshje, nëntë më pak se Juventusi që është skuadra më e mirë e Serie A në vitin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori