LAJMI I FUNDIT:

Milani e ka në duar fatin e tyre – por përballet me tre ndeshje kyçe

Milani e ka në duar fatin e tyre – por përballet me tre ndeshje kyçe

Gara për titull në Serie A është e hapur me Milanin që e ka në duar fatin e tyre dhe me tre ndeshje që ndoshta do të jenë vendimtare për Scudetton.

Barazimi 1-1 i Interit kundër Torinos dje do të thotë se kuqezinjtë tani janë katër pikë më shumë se rivalët e tyre të qytetit, të cilët nuk do t’i arrinin Rossonerët edhe duke mposhtur Bolognan në një ndeshje që u riplanifikua në janar. Nerazzurët janë aktualisht në vendin e tretë me një ndeshje më pak, me Napolin të dytin, vetëm tre pikë pas kuqezinjve.


Djelmoshat e Stefano Piolit tashmë janë drejtuesit e fatit të tyre, me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Milani nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2011, me Massimiliano Allegrin që ishte trajner i tyre.

Pioli i lumtur me fitoren, por thotë se për titull do të flas vetëm xhiron e fundit
Lexo po ashtu Pioli i lumtur me fitoren, por thotë se për titull do të flas vetëm xhiron e fundit

Gara është ende e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë në nëntë ndeshjet e fundit. Milani do të vizitojë Cagliarin fundjavën e ardhshme dhe pas pushimit do të presë Bolognan dhe do të udhëtojë drejt Torinos.

Në letër, kanë mbetur edhe tre ndeshje vendimtare për kuqezinjtë. Ndeshja jashtë fushe kundër Lacios dhe ndeshjet në shtëpi me Fiorentinën dhe Atalantën.

Takimet e tjera janë kundër skuadrave të pjesës së dytë të tabelës, gjë që nuk është garanci për sukses pasi Djajtë kanë fituar vetëm tre ndeshje nga shtatë të fundit kundër skuadrave që variojnë nga vendi 10 deri në 20.

Milani takohet me UEFA-n për të shmangur sanksionet e Fair Play Financiar
Lexo po ashtu Milani takohet me UEFA-n për të shmangur sanksionet e Fair Play Financiar

Lista e ndeshjeve të Milanit në Serie A:

Cagliari (mysafir)

Bolonja (vendas)

Torino (mysafir)

Genova (vendas)

Lazio (mysafir)

Fiorentina (vendas)

Verona (mysafir)

Atalanta (vendas)

Sassuolo (mysafir) /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori