LAJMI I FUNDIT:

Blinken dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

Blinken dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Zyrtari amerikan ka bërë thirrje që “brutaliteti” të ndalet gjersa lufta po i afrohet më shumë pragut të NATO-s.


“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken në Twitter.

Pamje që tregojnë pasojat e sulmit ajror rus, pranë kufirit Ukrainë-Poloni
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë pasojat e sulmit ajror rus, pranë kufirit Ukrainë-Poloni

Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake herët në mëngjes të së dielës.

Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtësve dhe Sigurisë është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët dhe në të kaluarën ka strehuar forcat e SHBA-së dhe NATO-s. /Telegrafi/