LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë pasojat e sulmit ajror rus, pranë kufirit Ukrainë-Poloni

Pamje që tregojnë pasojat e sulmit ajror rus, pranë kufirit Ukrainë-Poloni

Disa pamje të publikuara nga Sky News thuhet se tregojnë bazën ushtarake Yavoriv pas një sulmi ajror rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza është në perëndim të Ukrainës, afër kufirit Ukrainë-Poloni.


Si pasojë, raportohet se rreth 35 persona kanë vdekur deri më tani në sulm.

Siç është raportuar më herët, ajo zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-s. /Telegrafi/