LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe ministrja gjermane marrin pjesë në inaugurimin e parkut të erës “Selac Windpark”- agjenda e gjelbër prioritet

Kurti dhe ministrja gjermane marrin pjesë në inaugurimin e parkut të erës “Selac Windpark”- agjenda e gjelbër prioritet

Sot është inauguruar parku i erës “Selac Windpark” në fshatrat e Mitrovicës, Selac dhe Bajgorë, ndërkaq kjo u vlerësua si një investim strategjik.

Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kurti tha se me këtë investim Kosova ndërmerr hapin e parë të madh drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të larmishme të furnizimit me energji të rinovueshme.


“Agjenda e Gjelbër është një nga prioritetet e qeverisë sonë, jo vetëm sepse ajo përfshinë një aspekt të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit në BE, por veçanërisht sepse ne kemi nevojë të heqim gradualisht qymyrin duke ruajtur pavarësinë tonë energjetike”, tha kryeministri Kurti.

Teksa i ka përmendur aspektet pse është i rëndësishëm ky investim, i cili do të mbulojë 10% të kapacitetit të instaluar të vendit tonë, do të ulë emetimet e CO2 dhe po ashtu do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm me energji, kryeministri theksoi se është e qartë që në afat të gjatë zgjidhja e vetme e qëndrueshme është investimi në burimet e ripërtërishme.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj SoWi Kosovo dhe z.Cornelius i cili përfaqëson kompaninë sot këtu. Falënderoj gjithashtu aksionerët e saj, Enlight Renewable Energy, Ilir Grapci dhe Christian Hammeke. Gjithashtu, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e këtij projekti të sektorit privat, i cili është më i madhi që kanë financuar deri më tani në Kosovë. Zonja Ministre Baerbock, vizita dhe përkushtimi juaj për zhvillimin e Kosovës vlerësohet shumë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori