LAJMI I FUNDIT:

Dështon përjashtimi i Rusisë dhe Bjellorusisë, KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga organizata evropiane

Dështon përjashtimi i Rusisë dhe Bjellorusisë, KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga organizata evropiane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka tërhequr anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhor të Evropës (ACEEEO) si pasojë e mungesës së përjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Celibashi është shprehur se asambleja e përgjithshme e ACEEEO-s pas një mbledhje të jashtëzakonshme online i hapi rrugën votimit për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

“Votimi u mbajt në datën 4 Mars 2022. Në kontakt edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropën, KQZ votoi pro për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për mungesë kuorumi, përjashtimi nuk u mundësua”, ka shtuar Celibashi.


“Ndërkohë disa anëtarë të kësaj organizate, si KQZ e Sllovenisë, Kroacisë, Polonisë dhe të tjerë menjëherë njoftuan me shkrim tërheqjen nga anëtarësimi në ACEEEO”, ka theksuar Celibashi.

Majko zbulon kundërshtitë e luftës së Rusisë në Ukrainë
Lexo po ashtu Majko zbulon kundërshtitë e luftës së Rusisë në Ukrainë

“Në emër të KQZ-së së Shqipërisë në datën 09 Mars 2022, njoftova me shkrim ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit të Shqipërisë në ACEEEO pasi vlerësoj se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate, e cila nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat ajo u krijua dhe duket që do të shkojë drejt shpërbërjes edhe formalisht”, nënvizon Celibashi.

Sipas komisionerit, sistemet politike dhe shoqërore të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk mund të kenë institucione të administrimit zgjedhor të paanshëm, të pavarur dhe të lirë.

“Ndërkohë KQZ-së së Ukrainës i shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, të institucionit që përfaqësoj dhe të çdo shqiptari, në këto ditë tejet të vështira për vendin e tyre”, ka bërë të ditur Celibashi.

KQZ e Shqipërisë ka qenë pjesë që prej themelimit në ACEEEO, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse.

KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s ka gëzuar statusin e anëtarit të përhershëm të asamblesë së përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori