LAJMI I FUNDIT:

Erdogan pretendon se sanksionet “gati sa janë kthyer në gjueti shtrigash kundër popullit rus”

Erdogan pretendon se sanksionet “gati sa janë kthyer në gjueti shtrigash kundër popullit rus”

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ministrat e jashtëm të dy vendeve do të takohen dhe do të bisedojnë nesër në Turqi.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapte derën për një armëpushim të përhershëm”.

Turqia nuk do t'i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata
Lexo po ashtu Turqia nuk do t'i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata

Nuk është e qartë se cilat janë shanset për përparim, sepse presidenti rus, Vladimir Putin tha se dëshiron t’i arrijë qëllimet përmes negociatave ose veprimeve ushtarake.


Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të mbajë një qëndrim ndryshe nga vendet perëndimore kur bëhet fjalë për pushtimin rus, raporton hurriyet.

Edhe pse tha se është kundër agresionit ndaj ukrainasëve, sanksionet, siç theksoi ai, “pothuajse u kthyen në një gjueti shtrigash kundër popullit, letërsisë, studentëve dhe artistëve rus”.

Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës
Lexo po ashtu Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Ai vuri në dukje shembullin e Filarmonisë së Munichut, e cila shkarkoi një dirigjent të njohur që mbështet Putin – Valery Gergiev, duke e quajtur atë “qesharake”.

Për refugjatët që ikin nga agresioni në Ukrainë, mes raporteve që disa refugjatë afrikanë dhe aziatikë janë frenuar, Erdogan deklaroi se një mentalitet që diskriminon të shtypurit bazuar në fenë, origjinën kombëtare ose ngjyrën e lëkurës së tyre nuk ka të bëjë fare me njerëzimin apo qytetërimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori