LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i CIA-s zbulon katër dobësitë e Putinit në agresionin rus në Ukrainë

Drejtori i CIA-s zbulon katër dobësitë e Putinit në agresionin rus në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin është “i vendosur ta dominojë dhe kontrollojë Ukrainën” dhe shkoi në luftë bazuar në një sërë supozimesh që e shtynë atë të besonte se Rusia do të kishte një rezultat të favorshëm, pohoi sot drejtori i CIA-s, Bill Burns.

Putini besonte në supozimet se duke përdorur forcën, Ukraina lehtësisht mund të frikësohet.


Së dyti, Putin besonte se evropianët, veçanërisht francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe urrejnë rrezikun, raporton cnn.

Së treti, ai besonte se e kishte “kalitur me sanksione ekonominë e vendit të tij” dhe kishte krijuar një arkë të madhe lufte për rezervat e valutës së huaj.

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Dhe së katërti, ai ishte i bindur se kishte modernizuar ushtrinë dhe se ata ishin të aftë për një fitore të shpejtë me kosto minimale.

I pyetur se çfarë do t’i duhej Putinit për të ndryshuar kursin në Ukrainë, Burns ofroi një vlerësim të matur, duke thënë se “kjo është një çështje e bindjes së thellë personale për të”.

Pandemia globale COVID-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

Burns më vonë parashikoi një “javë të shëmtuar” me “vëmendje të pakët për viktimat civile”, duke pasur parasysh se Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje të instalojë një regjim kukull ose një udhëheqje pro-ruse përballë kundërshtimit nga populli ukrainas. “Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori