Kreshnik Uka është duke kaluar sezonin e tij më të mirë me Drenicën.
Sulmuesi drenicas po shkëlqen këtë edicion, ku ka arritur të shënoj edhe 13 gola në BKT Superligë.
Në kuadër të xhiros së 23-të, Drenica mori tri pikë të mëdha ndaj Dritës, fitore që ishte pas pesë viteve ndaj ekipit gjilanas.
Edhe pse ndeshja u zhvilluar në një terren shumë të vështirë, Drenica arriti t’i marrë tri pikët falë golave nga Fatlum Gashi dhe Kreshnik Uka.
Në një prononcim për Telegrafin, Uka flet për fitoren ndaj gjilanasve, ku thotë se tri pikët e fituara ndaj Dritës i japin qetësi ekipit të tyre.
“Një fitore mjaftë e madhe për ne ndaj një skuadre që është favorite për titullin kampion dhe Kupën. Me këto pikë të fituara jemi disi më të qetë për sfidën e mesjavës ndaj Llapit”.
“Në rast humbje ndaj Dritës, do të ishim të rrezikuar nga ndjekësit e poshtë tabelës, por falë Zotit me këtë fitore jemi më të qetë dhe vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një nga një me qetësi”, u shpreh Uka për Telegrafin.
Duke marrë parasysh se u eliminuan nga garat e Kupës së Kosovës dhe janë në mesin e tabelës, Uka thotë se objektivi i Drenicës është ta mbyllin kampionatin në njërën nga pozitat katër ose pesë.
“Jemi në një pozitë të favorshme, pasi që e dimë se në sezonin vjeshtor problemet financiare që kemi pasur dhe pikërisht shkaku i saj kemi humbur edhe objektivat që kishim. Gjithsesi qëllimi kryesor i klubit është pozita e katërt ose e pestë që ta përmbyllim kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi tutje Uka.
Uka po kalon nëpër një formë fantastike dhe për këtë thotë se ushtron shumë, përveç se me klubin ashtu edhe individualisht.
“Të them të drejtën personalisht punoj shumë edhe pas stërvitjeve edhe ushtrime individuale. Normal që pres gjithmonë nga ndeshja në ndeshje të përmirësohem, po ashtu nga sezoni në sezon. Deri më tani është duke shkuar gjithçka mirë dhe shpresoj të vazhdoj me formën edhe më mirë”, tha Uka.
27-vjeçari është në vendin e dytë në listën e golashënuesve në BKT Superligë me 13 gola, tre më pak se i pari që është Gerhard Progni. Megjithatë sulmuesi drenicas thotë se nuk është qëllimi të garoj për këtë çmim.
“Jo, nuk e kam për qëllim të garoj me Prognin dhe me asnjë futbollistë tjetër për çmimin e golashënuesit. Gjithmonë merrem me paraqitjet e mia dhe shikoj se çka mundem të përmirësoj më shumë nga vetja si në stërvitje ashtu edhe në lojë”, u shpreh Uka.
Krejt në fund Uka foli edhe për garën për titull ku e sheh një luftë të fortë mes Ballkanit, Gjilanit dhe Dritës si dhe atë për mbijetesë.
“Ka qenë një edicion mjaftë i vështirë së pari për ne, po ashtu edhe për luftën e titullin të kampionit dhe për mbijetesë. Sa i përket titullit mendoj që Ballkani, Gjilani e Drita janë skuadra të forta dhe do të ketë një garë të fortë deri në fund të sezonit për titullin e kampionit”.
“Sa i përket luftës për mbijetesë mendoj që në garë janë pesë ekipe, përfshirë edhe ekipin tonë. Pavarësisht fitores ndaj Dritës jemi edhe ne në luftë për mbijetesë. Mendoj që është ende herët të flasim se cila rrezikon më shumë daljen nga elita apo cila skuadër do të mbetet në barazh”, përfundoi Uka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani – Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur
Lakers pësojnë humbje befasuese nga Nuggets, LaMelo Ball realizon 50 pikë në humbjen e Charlotte
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj