LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon nga kryeministri Kurti që të rrisë pagat e mësimdhënësve

AAK kërkon nga kryeministri Kurti që të rrisë pagat e mësimdhënësve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që kryeministri Albin Kurti të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe sipas tyre seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të përcillet me fjalime të zakonshme por me qëndrime konkrete nga ekzekutivi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se mësimdhënësit presin sot nga kryeministri lajmin për Ligjin e Pagave.

“Mbi 23 mijë mësimdhënës parauniversitarë presin nga kjo seancë solemne dy lajme, lajmi për datën kur do të hyjë në fuqi Ligji i pagave dhe presin, nëse ka pasur 10 përqind rritje ekonomike, shtesën që ata duhet të marrin nga shteti në këtë shtrenjtim të madh. Nëse kjo kthehet në seancë normale, ky është një mashtrim i radhës. Kryeministri duhet t’i lërë fjalimet e bukura elozhe, duhet të marrë vendime, duhet të rrisë pagat e të gjithë mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori