LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Klitschko zbulojnë numrin e ushtarëve rusë që kanë vrarë deri më tani

Vëllezërit Klitschko zbulojnë numrin e ushtarëve rusë që kanë vrarë deri më tani

Wladimir dhe Vitali Klitschko kanë zbuluar numrin e vrasjeve që kanë kryer që nga fillimi i luftës javën e kaluar.

Ish-boksierët kampionë të botës në peshat e rënda kanë marrë të dy armët për të mbrojtur Ukrainën pas pushtimit nga trupat ruse më 24 shkurt.

Vitali ka zbuluar tani se të dy vëllezërit kanë vrarë tashmë rreth gjashtë ushtarë rusë që kur u bashkuan me ushtrinë ukrainase në vazhdën e pushtimit.


Kampioni ukrainas i botës në peshat e rënda në boks, Vladimir Klitschko, i cili iu bashkua Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës dhe vëllai i tij, kryebashkiaku i Kievit dhe ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, flasin me gazetarët gjatë hapjes së qendrës së parë të rekrutimit të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës në qendër të Kievit, Ukrainë. 2 shkurt 2022. REUTERS/Gleb Garanich

Raportimet në fillim të kësaj jave pohuan se si Wladimir ashtu edhe Vitali ishin përfshirë në ‘listën e vrasjeve’ të presidentit rus Vladimir Putin në mesin e 24 personave, ku gjithashtu paraqiteshin figura të tjera kyçe dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Duke folur për Sky News, Vitali, i cili është kryetar i bashkisë së Kievit, konfirmoi se ai dhe vëllai i tij tashmë kanë “vrarë disa njerëz, supozoj gjashtë persona mbrëmë”.

Vëllezërit Klitschko në listën e zezë prej 23 personash të Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Vëllezërit Klitschko në listën e zezë prej 23 personash të Vladimir Putinit

Wladimir ka pranuar gjithashtu se ai është i përgatitur të vdesë për të mbrojtur vendin e tij, duke deklaruar për CNN : “Ne nuk jemi të interesuar se sa e fortë është ushtria ruse, ne jemi gati të luftojmë”.

“Dhe ne jemi gati të vdesim për atdheun tonë dhe për familjet tona sepse është shtëpia jonë. Është e ardhmja jonë dhe dikush dëshiron të vijë në shtëpinë tonë dhe të na vjedhë të ardhmen tonë”.

Vitali Klitschko

Vëllezërit Klitschko kanë folur hapur për angazhimin e tyre për të mbrojtur kombin e tyre kundër forcave pushtuese ruse.

Boksierët e tjerë ukrainas Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko janë bashkuar gjithashtu me ushtrinë për të mbrojtur atdheun e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Kalo në kategori