LAJMI I FUNDIT:

Majko: Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca

Majko: Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin provokohet nga dobësia e jo nga forca.

Majko me anë të një reagimi në Twitter duke komentuar “fjalorin” e presidentit rus, ka theksuar se agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas Putinit, është “operacion special”.


“‘Fjalori’ i zotit Putin: E konsideron vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Federatës Ruse, si ‘shpallje lufte’; Agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas tij, është ‘operacion special'(!). Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca!”, thekson Majko.

Po ashtu, Majko pati reaguar pas deklaratë së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes Qeverisë së Kyivit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. /Telegrafi/