Para se të vinte Roman Abramovich, Chelsea ishte një ekip që po përpiqej të bëhej një nga më të mirët në futbollin botëror.
Por, tani pas një magjie vezulluese 19-vjeçare në Stamford Bridge, rusi mund të largohet duke e ditur se ia doli me sukses në atë detyrë.
Pa investimin e tij, është e mundur që klubi nuk do të kishte grumbulluar sasinë e madhe të trofeve që ka gjatë dy dekadave të fundit.
Mes pushtimit rus të Ukrainës, Abramovich ka konfirmuar se ka nxjerrë në shitje Chelsean, duke dhënë një deklaratë zyrtare të mërkurën.
“Unë gjithmonë kam marrë vendime me zemër, për interesat më të mira të klubit”.
“Në situatën aktuale, prandaj kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve”, ka deklaruar Abramovich.
Megjithatë, Abramovich gjatë kohës si president i ka dhuruar Bluve dy herë trofeun e famshëm të Ligës së Kampionëve, si dhe pesë tituj të Ligës Premier dhe pesë kurora të FA Cup.
Pra, pas një kapitulli vezullues dhe me shumë trofe të fituar, mediumi britanik Express Sport i ka hedhur një vështrim transferimeve më të mira të të oligarkut rus.
Mediumi britanik ka përpiluar 11-shen më të mirë të Bluve, të përbërë nga nënshkrimet e Abramovich.
Por, këtu janë vetëm transferimet – pa përfshirë të diplomuarit e akademisë apo lojtarët që ishin aty përpara se ai ta blinte klubin si John Terry dhe Frank Lampard.
Në portë padyshim se është legjenda, Petr Cech, ndërsa në mbrojtje nënshkrimet më të mira llogariten: Cesar Azpilicueta, Ricardo Carvalho, Branislav Ivanovic dhe Ashley Cole.
Transferimet më të mirë të Abramovich në mesfushë janë Claude Makelele, N’Golo Kante dhe Micheal Ballack, ndërsa në sulm kanë zënë vend emra si Joe Cole, Didier Drogba dhe Eden Hazard.
Abramovich ka transferuar edhe emra tjerë të mëdhenj gjatë epokës së tij në Stamford Bridge.
Cesc Fabregas, Micheal Essien, Thiago Silva, Diego Costa, Thibaut Courtois dhe Juan Mata janë disa nga yjet, por që nuk kanë arritur të zënë vend në formacionin më të mirë.
Formacioni me transferimet më të mira të Abramovich
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-ylli i Chelseat ndihmon në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Brazil
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'