LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton me rikthim dhe thellë ndaj Real Sociedadit

Real Madridi fiton me rikthim dhe thellë ndaj Real Sociedadit
Foto: La Liga English/Twitter

Real Madridi ka fituar me rikthim dhe me rezultat të thellë 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Real Sociedadit në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në La Liga.

Ekipi i Carlo Ancelottit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë që nisi më mirë për mysafirët, por me vendasit që u rikthyen me dominim dhe gjeten dy gola pas disavantazhit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas dhjetë minutave lojë dhe ishte Mikel Oyarzabal, i cili kaloi Sociedadit në epërsi 1-0 pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Vendasit u rikthyen në lojë duke shënuar dy supergola nga distanca brenda vetëm tre minutave me Eduardo Camavinga (40’) për 1-1 dhe Luka Modric (43’), i cili shënoi për 2-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Camavinga dhe Modric shënojnë nga një supergol nga distanca brenda tre minutave në ndeshjen ndaj Sociedadit
Lexo po ashtu Camavinga dhe Modric shënojnë nga një supergol nga distanca brenda tre minutave në ndeshjen ndaj Sociedadit

Në pjesën e dytë, Los Blancos ishin skuadra e vetme që luajti duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe tri gola tjera, por njëri ia anulua nga VAR-i dhe dy tjerë qëndruan si të rregullt.

Në minutën e 69-të ishte Karim Benzema, i cili shënoi golin që u anulua pas rishikimit të VAR-it, por sulmuesi francez nuk u ndal dhe gjeti golin në minutën e 76-të për epërsinë 3-1.

Goli i katërt dhe i fundit për vendasit u shënua në minutën e 79-të dhe ishte Marco Asensio që shënoi për 4-1 pas vetëm dy minutave nga inkuadrimi dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitore, Real Madridi e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Sevilla e dytë, ndërsa Sociedadi renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos luajnë në udhëtim te Real Mallorca e Vedat Muriqit, teksa baskët e presin Deportivo Alavesin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori