LAJMI I FUNDIT:

Bayerni e sheh Antonyn si zëvendësues të Serge Gnabryt

Bayerni e sheh Antonyn si zëvendësues të Serge Gnabryt

Bayern Munich është duke negociouar kontratën e re me sulmuesin anësorë, Serge Gnabry, por deri më tani pa sukses.

Deri më tani bisedimet mes palëve nuk kanë shkuar mirë dhe lojtari mund të largohet nga Allianz Arena.


Nga ana tjetër bavarezët kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e gjermanit dhe tanimë thuhet nga Bild se e kanë gjetur atë në Eredivisie.

Bëhet fjalë për brazilianin Antony, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Ajaxin duke realizuar shtatë gola.

Reprezentuesi brazilian ka kontratë me gjigantin holandez deri në verën e vitit 2025, derisa mund të largohet nga Ajaxi nëse ka një ofertë mbi 40 milionë euro.

Konkurrenca është e madhe për të, por Bayern nëse nuk arrin të rinovojë me Gnabry do tentojë me çdo kusht transferimin e sulmuesit të djathtë të Ajax.

Për sulmuesin brazilian interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Barcelona, Arsenal e Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori