LAJMI I FUNDIT:

Ukraina synon të sigurojë korridoret humanitare në bisedimet me Rusinë

Ukraina synon të sigurojë korridoret humanitare në bisedimet me Rusinë

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orën e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti.

Kjo është thënë nga negociatori ukrainas Davyd Arakhamia, i cili postoi një përditësim të shkurtër në Facebook së bashku me një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.


Një deklaratë e tillë vjen pasi numri i njerëzve që ikin nga Ukraina arrin në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug.

Pozicioni negociator i Rusisë – sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov – është se:
Ukraina duhet të “çmilitarizohet”.

Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në vitin 2014 – njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë.

Ndërsa dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore – e vetëshpallura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – njihen po ashtu zyrtarisht nga Moska. /Telegrafi/