LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e Mehajt për bazë të përhershme ushtarake amerikane, merr jehonë në mediat botërore

Kërkesa e Mehajt për bazë të përhershme ushtarake amerikane, merr jehonë në mediat botërore

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.


Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.

Fillimisht agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka shkruar për kërkesën e Mehaj, e cila më pas bëri jehonë edhe në mediat tjera.

Pas agresionit rus në Ukrainë, Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
Lexo po ashtu Pas agresionit rus në Ukrainë, Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Reuters pasi ka transmetuar deklaratën e Mehajt, ka kujtuar se Amerika në Kosovë ka 635 ushtarë të cilët në kuadër të misionit të NATO-s ruajnë “paqen e brishtë” në këtë pjesë të Ballkanit.

Agjencia me bazë në Londër poashtu kujton se Kosova është rreshtuar krahë vendeve tjera perëndimore duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Mehaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ishte gati të ofronte ndihmë për çdo operacion ushtarak në Ukrainë, po të kërkohej nga Uashingtoni”, raporton tutje Reuters.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht nga bota perëndimore, por ende nuk është njohur nga Serbia apo aleatja e saj tradicionale Rusia.

Katër anëtarë të NATO-s poashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Për shkak të drejtës së vetos nga Rusia, Kosova ende nuk ka arritur anëtarësimin në OKB, shkruan tutje Reuters.

Raportim për këtë kërkesë të Kosovës ka bërë edhe media tjetër e njohur Al Jazeera.

Media e njohur australiane në Twitter që ka më shumë se 2 milion ndjekës, The Spectator Index poashtu e ka konsideruar si lajm të orëve të fundit kërkesën e Kosovës për bazë të përhershme ushtarake amerikane.

Edhe analisti dhe komentatori i ngjarjeve gjeopolitike Samuel Ramani, i cili shkruan vazhdimisht për media prestigjioze ndërkombëtare si Washington Post, Huffington Post, Jerusalem Post, Radio Evropa e Lirë etj. i ka bërë jehonë deklaratës së Mehajt.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte mënyrë efikase për t’iu përgjigjur Putinit”, ka shkruar Ramani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori